• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Basha, Meta dhe Majko te Spaho dhe Gjonaj! Deputetët që nuk do t’i shohim në Kuvend

by A R
20/05/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e 11 Majit i vunë kandidatët për deputetë, disa në listë të hapur e disa të tjerë në listë të mbyllur. Këta të fundit e patën disi më të lehtë garën pasi nuk iu nënshtruan votës preferenciale, por ndryshe mund të themi për ata që u futën në listën e hapur.

Kandidatëve iu desh të bënin betejë të fortë teksa numërimi tregoi se edhe 1 votë ia vlente pasi mund ta ndryshonte rezultatin.

Mes tyre ka edhe emra që përgjatë këtyre 4 viteve kanë qenë në Kuvend. Ata vijojnë të jenë deputetë pa nisur legjislatura e ardhshme, por nga Shtatori nuk do t’i shohim më teksa debatojnë në foltoren e Kuvendit.


Pandeli Majko – Ai ka pasur një karrierë të pasur politike ku ka mbajtur postin e kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Diasporës. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në 8 legjislatura, por Kuvendin e ardhshëm nuk arriti të fitonte një vend. Ai mori 6736 vota.

Pandeli Majko

Lulzim Basha – Dikur kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ia doli në këto zgjedhje të fitonte një karrige në Kuvend nëpërmjet Koalicionit Euroatlantik. Basha arriti të mblidhte vetëm 1529 vota më 11 Maj.

Lulzim Basha

Ilir Meta – Bën përjashtim nga emrat e tjerë në këtë listë pasi nuk është deputet, por padyshim “big” i politikës. Ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetari i parlamentit nuk arriti të fitojë dot mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës. Ai fitoi 7981 vota. Nga burgu, aty ku ndodhet prej Tetorit të vitit 2024, ai tha se nuk mund të pranojë “asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore” për cilat ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë.

Ilir Meta

Mimi Kodheli – Ajo është zgjedhur 4 herë deputete në Kuvend që prej vitit 2009. Kodheli ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në mandatin e parë të qeverisë Rama. Më 11 Maj mori 4351 vota.

Mimi Kodheli

Xhemal Qefalia – Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. Këto zgjedhje luftoi fort me Ornaldo Rakipin, por nuk arriti ta kapë dot karrigen në Kuvend. Ai mori 9950 vota. Është mes kandidatëve që kanë kërkuar nga KQZ-ja pamjet filmike të numërimit të votave.

Xhemal Qefalia

Blerina Gjylameti – Ajo nuk ia doli të fitonte një karrige në Kuvend përballë Olta Xhaçkës. Grumbulloi 4148 vota më 11 Maj ndërsa Xhaçka vetëm 140 më shumë. Edhe ajo ka kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ.

Blerina Gjylameti

Ermonela Felaj (Valikaj) – Ka qenë ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Më 11 Maj mori 4550 vota.

Ermonela Felaj

Etilda Gjonaj – Dikur ministre e Drejtësisë, Gjonaj në këto zgjedhje grumbulloi 5569 vota. Ka kërkuar po ashtu pamjet filmike të numërimit të votave.

Etilda Gjonaj

Klotilda Bushka – Prej vitit 2017 e në vijim, Bushka ka qenë deputete e Kuvendit. Në këtë zgjedhje grumbulloi 3088 vota.

Klotilda Bushka

Arben Pëllumbi – Arben Pëllumbi ka qenë deputet në Kuvend prej vitit 2017. Më 11 Maj mori 1958 vota.

Arben Pëllumbi

Edona Bilali – U zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje pavarësisht se ishte e para në listën e hapur në Shkodër nuk arriti të futej dot në Kuvend. Socialistët fituan 4 mandate, aq sa ishin caktuar në listën e mbyllur, duke mos i dhënë Bilalit një karrige në parlament, pavarësisht 9924 votave të marra.

Edona Bilali

Toni Gogu – U bë deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Më 11 Maj mori 6680 vota.

Toni Gogu

Etjen Xhafaj – Mori mandatin në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 2021-shit. Në këto zgjedhje grumbulloi 1196 vota.

Etjen Xhafaj

Enslemvera Zake – Deputete prej 2021-shit nga qarku i Korçës. Luftoi fort deri në fund me kolegen socialiste Besa Spaho, por në fund nuk ia doli. Mori 7361 vota.

Enslemvera Zake

Florenc Spaho – Ka qenë deputet prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan. Grumbulloi 3095 vota.

Florenc Spaho

Ilir Ndraxhi – Deputet në Kuvendin e Shqipërisë prej vitit 2017 nga Qarku i Durrësit. Mori 8241 vota.

Ilir Ndraxhi

Plarent Ndreca – U betua në Kuvend si deputet në vitin 2024 duke pasuar mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Mori 4938 vota në zgjedhje.

Plarent Ndreca

Edmond Spaho – Deputet prej vitit 2013. Ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto zgjedhje mori 2995 vota.

Edmond Spaho

Andia Ulliri – U zgjodh deputete në vitin 2021. Ajo mori 6001 vota më 11 Maj.

Andia Ulliri

Qani Xhafa – U bë deputet në vitin 2023 pasi Luçiano Boçi la detyrën për të garuar në zgjedhjet lokale në Elbasan. Mori 6444 vota më 11 Maj.

Qani Xhafa

Kreshnik Çollaku – U bë deputet në zgjedhjet e 2021. Mori 1468 vota më 11 Maj.

Kreshnik Çollaku

Lodovik Hasani – Deputet i Partisë Demokratike prej vitit 2021. Më 11 Maj mori 1914 vota./tvklan.al

Lodovik Hasani

Next Post
“Është i zgjuar, do ta gjejë një zgjidhje”, Putin nuk i kursen lëvdatat për Trumpin

Telefonata Putin-Trump, SHBA dhe Rusia me deklarata kontradiktore. Nuk ka sanksione për Moskën

Comments 2

  1. Xxx says:
    7 months ago

    Gëzohem me shumë për Majkon që s’do t’a shohim më

    Reply
  2. Yt says:
    7 months ago

    Me në fund s’do t’a shohim më Majkon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com