190 milionë euro, është kjo shifra që duhet të paguajnë klubet që duan shërbimet e Neymarit.
Barcelona vazhdon të punojë në arritjen e marrëveshjes për kontratë të re me sulmuesin Neymar, aktualisht e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2018.
Kmapionët aktual të Ligës së Kmapionëve, dëshirojnë që ylli brazilian të nënshkruajë kontratë të re deri më 2021, kur do të jetë 29’vjeç.
Sipas ‘Mundo Deportivos’, Barcelona ka caktuar çmimin prej 190 milionë euro si dëmshpërblim në kontratën e re të tij.
Neymar spekulohet se kërkohet nga Manchester United, Real Madridi, Manchester City e Paris Saint Germain.
Mediat britanike raportojnë se Pep Guardiola u ka kërkuar sheikëve të Manchester Cityt që ta transferojnë Neymarin pa marrë parasysh shifrën që kërkon Barcelona.
Ish trajneri i Barcelonës e dëshiron brazilianin në Angli, pasi do të tentojë të krijojë një skuadër të fuqishme rreth tij, ashtu si Barcelona e Real Madridi që kanë Leo Messin e Cristiano Ronaldon./a.m.