• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diferenca mes amnistisë për politikanët dhe asaj për gjyqtarët dhe prokurorët

by Aalison Pearse Stevens
10/05/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti për Reformën në Drejtësi, krahas “kërbaçit” duket se ofron edhe “kulaçin”. Dy janë kategoritë të cilat janë të ekspozuara nga një lloj amnistie e fshehtë që përmban drafti. E para politikanët, kryesisht ata që kanë pasur poste ministrore. Kategoria e dytë janë gjyqtarët dhe prokurorët. Përsa i përket politikanëve kjo amnisti e fshehtë parashikohet në nenin 25, ku më së shumti dalin “pa lagur” ish- ministra të PD-së. Ndërsa sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve kjo amnisti parashikohet në kapitullin për Masat Disiplinore.

Në draftin e reformës, gjyqtarëve dhe prokurorëve u lihet një “derë e vogël” e hapur se nëse bien dakord me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, “për të dalë në pension më herët”, ata mund ta marrin pensionin menjëherë. Thënë më thjeshtë, të gjithë ata që largohen “vullnetarisht” nga sistemi i drejtësis, nuk do të jenë më objekt apo subjekt i reformës. Kjo “amnisti” parashikohet për të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët rezultojnë  me probleme gjatë procesit të vlerësimit, si të pasurive apo edhe për shkelje të vëna re gjatë ushtrimit të detyrës.

Por cili është raporti mes amnistisë për politikanët dhe asaj për gjyqtarët dhe prokurorët? Natyrisht mënyra e zgjedhur për të pastruar sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nëpërmjet amnistisë, deri diku është diçka që duhet bërë, pavarësisht se ata mbajnë mbi supe jo pak mëkate dhe janë shkaktar për jo pak drama sociale, si dhe në ndërtimin e një imazhi drejtësie tërësisht të korruptuar.

Ndërsa parashikimi i një amnistie për politikanët sidomos për ish ministra për aferat e tyre, duket se është tërësisht i papranueshëm. Kjo për faktin se kanë qenë pikërisht ata që me vendimet e tyre jo vetëm kanë qenë përfituesit më të mëdhenj në vlera miliona euro nga këto afera, por nga ana tjetër kanë ndikuar edhe në ndërtimin e një sistemi drejtësie të paaftë për të ndëshkuar korrupsionin e tyre. Kanë qenë pikërisht ndikimet e tyre politike në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, që u ka dhënë statusin e personave “të paprakshëm”, në sfidë flagrante me sistemin ligjor, ku ligji nuk depërtonte tek ta. E gjithë perandoria e një drejtësie të korruptuar ka në themel qartazi vendimarrjen politike, duke filluar nga president, kryetar Kuvendi, kryeministra, ministra etj., të cilët votën në Kuvend, e kanë përdorur për të kapur drejtësinë dhe për të mos u kapur nga drejtësia.

Armando Meta

Next Post

Tre milionë euro për ta bërë “Adem Jasharin” sipas rekomandimeve të UEFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In