• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nexhmije Hoxha fashiste në rini? Artan Lame: Ja e vërteta

by A R
26/11/2016 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Lame ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga historiani Kastriot Dervishi, që sipas tij tregonte për përfshirjen e Nexhmije Hoxhës, në rininë e saj, në Partinë Fashiste.

Lame shprehet se dokumentin e gjykon origjinal, por pikërisht aty tregohet se bashkëshortja e Enver Hoxhës nuk ka qenë anëtare e Partisë Fashiste, por pjesë e Rinisë Fashiste Shqiptare, që sipas tij ishte detyrë për të gjithë të rinjtë e kohës.

Ja çfarë thotë Artan Lame, për Newsbomb:

Meqë marr vesh nga letrat e vjetra po them dhe unë dy fjalë per punen e Nexhmies fashiste, me frikën mos të konsiderohem komunist, apo nexhmist.

1. Dokumentin që ka publikuar Kastriot Dervishi (qe e kam mik dhe nuk shkruan brockulla) e gjykoj origjinal, se kam lexuar edhe shumë komente se është false.

2. Në atë dokument, Nexhmije Xhunglini nuk del e regjistruar në Partinë fashiste, por në Rininë Fashiste Shqiptare. Kjo organizatë ishte bijë e Partisë Fashiste, ashtu sikurse ishte organizata e gruas e kështu me radhe. Të gjitha këto organizata janë identike me ato të epokës komuniste, ku Partia Komuniste kishte bijat e saj, Organizatën e Pionereëve, atë të Rinisë , të Gruas, etj. Prova e njëmijtë kjo, qe ekstremet puqen dhe diktaturat pavarësisht nga ngjyrat, janë njësoj.

3. I kthehemi dhe njëherë dokumentit. Dokumentat zyrtare në periudhën italiane ishin dy gjuhëshe, shqip dhe italisht, sic është edhe dokumenti në fjalë. Aty thuhet qartë që personi në fjalë është “regjistruar në komandën e R.L.SH“, pra Rinia e Liktorit Shqiptar, term që gjendet edhe në pjesën italishte të intestacionit, ku thuhet “Comando della G.L.A.“ (Gioventu del Littorio Albanese). Pra përfundimisht, dokumenti thjesht dëshmon që personi ka qenë anëtar i Rinisë Fashiste ku bënin pjesë praktikisht të gjithë të rinjtë e kohës, ashtu si anëtarë të rinisë komuniste kemi qenë të gjithë, perfshire edhe une e Kastrioti. Por, kjo nuk na ben anetare te Partise Komuniste, e cila ishte histori tjeter. Ndaj, edhe te qenet ne Rinine Fashiste, nuk e ben Nexhmien anetare te Partise Fashiste.

4. Të shkojmë te data e dokumentit: dokumenti thotë në text “viti XIX”. Viti XIX i erës fashiste mbaron në tetor 1941. Pra zor që të jetë data 10 nëntor 1941, kur viti fashist kishte përfunduar. Megjithatë në këtë pikë shprehem me pak dyshime, sepse duhet të kem akses në dokumentin origjinal per te saktesuar vulen datare..

5. Dokumenti nuk vjen nga një korrespondence zyrtare, por si kërkesë personale e të interesuarës pranë institucionit. Dëshmon për këtë fakti që nuk ka numër protokolli, nuk ka referenca dhe lëndë dhe është thjesht me intestimin “vërtetim”. Kjo shpjegon faktin se pse dokumenti është gjetur te letrat e Enver Hoxhës. Pra të interesuarës i është dashur për ndonjë arsye ky vërtetim dhe e ka marrë nga institucioni.

Për cfarë mund ti jetë dashur? Eshtë e pafundme lista e halleve për të cilat duheshin këto lloj vërtetimesh, Ashtu sikundër të tilla vërtetime na duheshin në kohën e Partisë së Punës. Ose edhe sot… Duhej për të marrë triskën e ushqimit, mund të jetë dashur për regjistrimin në shkollë, duhej për të marrë veshjen…, e kush e di për cfarë arsye tjetër të kësaj natyre.

Fundi i historise:

Eshtë dokument shumë interesat, qoftë nga pikëpamja historike, qoftë si dokument koleksionimi. Por gjithë emocionet që shpërthyen nga publikimi në rrjetet sociale të këtij dokumenti, duhet të shkojnë dëm, thjesht se nga ky dokument nuk dëshmohet se Nexhmija ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.

Kjo nuk e bën ate as më të mirë dhe as më të keqe, por shërben për të na stërkujtuar që historia është shkencë dhe, si cdo shkencë, nuk bëhet me emocione folklorike./a.m.

dokumenti

Next Post
Diçka që nuk dinit rreth kësaj fraze në dollarin amerikan

Diçka që nuk dinit rreth kësaj fraze në dollarin amerikan

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Rinia Fashiste,ishte njelloj si FRESH I sotem.A ka mbetur njeri nga FRESH-I,pa u bere abetar I PS?Bile nje pjese e mire e tyre jane sot deputete,jane bere kryeministra dhe kryetare parlamenti.Cdo interpretim tjeter eshte demagogji,ne mos genjeshter e paster.Artanit I rekomandoj te ruaj shendetin,e te mos shqetesohet se nuk do ja permende njeri anetaresimin e atehershem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In