• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevoja për “rend” në Ministrinë e Rendit

by Mero Baze
09/07/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Bledi Çuçi ishte ndoshta ministri i parë i Brendshëm i Shqipërisë që kishte një distancë profesionale me policinë. Nuk u përfshi kurrë në spiralen e të qenit kryepolicë, si jo rrallëherë kanë rënë ministrat tanë të Brendshëm, dhe nuk pati asnjë protagonizëm si vendosës rendi në Shqipëri. Eshtë një detyrë që ja delegoi policisë.

Nga ana tjetër ai është dhe Ministri i parë i Brendshëm që nuk u përfshi as në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe pjesës tjetër të piramidës së saj, përveç një stafi të vogël politik.

Nga pikëpamja shtetërore ky ka qenë një hap përpara, pasi për herë të parë kishim një Ministër të Brendshëm që nuk donte të dukej si kryepolicë.

Madje për herë të parë kemi pas një kupolë policie, që  më shumë e adhuronte Berisha se sa Ministri i Brendshëm. Nëse e vini re në gjithë ngjarjet kriminale, që ndodhin rëndom në Shqipëri, Sali Berisha nuk ka asnjë rezervë për kupolën e policisë, “përveç kriminelit Ardi Veliu” që i bën të gjitha të zezat në emër të policisë. Madje dhe rrahjen e Berishës me grusht më 6 Dhjetor.

Shkarkimi i Bledi Çuçit në këto kushte është një reagim politik, pasi ngjarja e rënd donte doemos një përgjigje politike. Dhe ai është krye viktima e kësaj ngjarje edhe pse jo fajtor për të.

Bledi Çuçi nuk iku as si ministër i korruptuar, as si i paaftë. Iku se dështoi policia me të cilën ai nuk u mor kurrë. Madje kam frikë se nuk ka emëruar asnjë shef policie.

Por duket se modeli i një ministri modern të brendshëm dështoi. Modeli i një ministri që shikon punët e veta duke lënë policinë të shikojë “punët e veta”, dështoi. Pasi policia jonë me sa duket shikon vetëm punët e  veta po e le të lirë, dhe jo rendin.

Taulant Balla është një nga peshat më të rënda politike të Partisë Socialiste, në mos i rëndësishmi pas Edi Ramës. Emërimi i tij si Ministër i Brendshëm, është një marrje përgjegjësie politike për rendin në Shqipëri.

Natyrisht kjo do ta egërsoj shumë Sali Berishën. Do ti dëgjoni të gjitha shpifjet me radhë dhe baltën pa fund ndaj tij. Por ato nuk e rrezikojnë misionin e tij. Ato thjesht tregojnë se çfarë ka frikë Berisha se mund të bëj ai.

Misionin e tij e rrezikon vetëm dështimi i rendit. Fakti që një peshë politike kaq e rënd e PS merr përsipër rendin, tashmë përgjegjësia është shumë politike dhe ai duhet të ketë duart e lira të sillet si Ministër politik, edhe me stukturat e policisë, të cilat çdo mbrëmje më shumë raportojnë tek Gon Kuliçi  se tek ministri i tyre.

Duke vendosur Taulant Ballën Ministër të Brendshëm i vetmi mesazh i qart është që qeveria ka vendosur të marrë përgjegjësi politike për rendin në vend.

Dhe kur them rendin, nuk kam parasysh që Shqipëria ka probleme me rendin dhe qetësinë publike. Shqipëria është nga vendet më të sigurta në Evropë sa i takon rendit dhe qetësisë urbane. Shqipëria ka problem sfidën që i bëjnë rendit grupet banditëve e të lidhura me politikën siç ishte rasti i Fushë Krujës apo raste të tjera në vend. Kjo është një sfidë në kufijtë e sfidës politike me sfidën ligjore që duhet të zgjidh policia e shtetit dhe Ministri i ri. Natyrisht pa qenë aq të ftohtë me njëri tjetrin duke imituar “shtetin”, dhe pa qenë aq miqësorë me një grusht banditësh që kapardisen nëpër Shqipëri në emër të pushtetit.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Berisha i “Gërdecit” e Saliu i “Borizanës”, dhe standardi i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

August 16, 2026
Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

August 16, 2026
Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

Tensionet për Nilin, Egjipti kundërshton planet e reja të Etiopisë për diga

August 16, 2026
Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com