• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neve na duhen liderë

by Linda Karadaku
11/09/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Ne shqiptarët nuk e kemi pasur asnjëherë jetën të lehtë dhe në historinë tonë shekullore gjen pak periudha qetësie, për faj të kujtdo qoftë. Por duhet dhe shpresoj shumë se do të vijë një moment, një ditë, një vit apo një dekadë kur më në fund ne do të provojmë shijen e një shteti normal, do të shohim fytyrën normale të shtetit, do të provojmë lidershipin që do të punojë për ne dhe jo ne për atë.

Ne kemi nevojë dëshpërimisht për liderë dhe lidership. Kemi nevojë për liderë që të na bashkojnë në vend se të na përçajnë, që të na zgjidhin problemet në vend se të na i shtojnë ato, liderë që të na bëhen model i komunikimit dhe edukatës demokratike në vend të modelit të komunikimit të çunave të rrugës, liderë që të na krijojnë normalitet në vend të kaosit, liderë që të na e bëjnë jetën “fushë” në vend të “malores” që ngjisim me mundim dhe me gjysma mushkërish çdo ditë, njerëz që të na e fillojnë “ndonjëherë” mëngjesin e ditës me një lajm të mirë në vend të kronikës së zezë, liderë që të mos i shohim çdo ditë në ekrane, por t’i shohim në atë që bëjnë për këtë popull dhe për këtë vend.

Ne kemi nevojë për liderë që ta duan këtë popull dhe të mos fajësojnë atë për defiçiencat e veta. Kemi nevojë për liderë që e dinë çfarë ndodh këtu poshtë ku jemi ne të thjeshtët, që llogarisim paranë me kursim siç na kanë mësuar prindërit e mirë, të thjeshtë dhe punëtorë, kemi nevojë për liderë që nuk na trajtojnë si tufë dhe budallenj që gënjehen për pak gjë në kohë fushatash dhe një ditë pas ditës së zgjedhjeve, vazhdojnë jetën aty ku e kishin lënë; ne kemi dëshpërimisht nevojë për liderë që duan dhe munden të na sigurojnë një sistem vlerash, ku sistemi I krijuar dhe i vendosur të mos lejojë as të mendohet për prekjen dhe tjetërsimin e vlerave.

Ne kemi nevojë për fytyrën e shtetit që nuk të lejon të thyesh rregullat por në të njëjtën kohë të trajton me respekt sepse shteti është krijuar për të rregulluar jetën e një komuniteti, jo për ta shtypur atë (përveç sistemeve diktatoriale që i kemi provuar…) Ne, në fund të fundit, kemi nevojë për liderë që të na udhëheqin drejt një shteti dhe shoqërie normale, perëndimore në vlera dhe funksionim, liderë që janë derë e hapur për problemet tona me funksionimin e shtetit dhe strukturave të tij, liderë që zgjidhin probleme dhe jo që i krijojnë ato. Dua të përmend këtu një thënie të gjeneralit amerikan Colin Powell, të publikuar në mesin e shumë citimeve të famshme për lidershipin në revistën Forbes.

“Lidership është të zgjidhësh problemet. Ditën që ushtarët nuk të flasin më për problemet e tyre është dita kur ti nuk po i udhëheq më. Ose ata kanë humbur besimin që mund tí ndihmosh ose kanë arritur në përfundimin se ty nuk të bëhet vonë për ta. Në secilin rast, është dështim i lidershipit,” thotë ai.

Me qartë se kaq nuk bëhet dhe nuk ka fare nevojë për koment.

Ne kemi nevojë për liderë që të mos verbohen dhe shurdhohen nga shija dhe pesha e pushtetit. Kemi nevojë për liderë që të mos tjetërsohen nga pushteti, që lepujt të mos kthehen në bisha, në cilindo nivel të qeverisjes që janë dhe do të jenë, që të mos e shohin pushtetin si fuqi e pakufishme për të kënaqur epshet e pangopura në kohën e rinisë së vet, qoftë kjo në të mira materiale apo shpirtërore, por liderë që ta shohin pushtetin me druajtje, si një barrë të madhe, nga e cila duhet të dalë rezultati, përparimi, shteti në fund të fundit. “Ai që ka pushtet të madh duhet ta përdorë atë butësisht,” thotë Seneca.

Ne kemi nevojë për liderë që të kenë forcën e duhur për të marrë vendimet e duhura për vendin, edhe kur ato janë të vështira, të rënda, të pakonceptueshme ndoshta për një grup njerëzish. Është detyra e një lideri të jetë vizionar për popullin, kombin dhe shtetin e vet, në mënyrë që ta çojë atë si një anije në një liman të sigurt dhe jo ta drejtojë ose të mos e drejtojë fare duke e lënë në mëshirë te erërave dhe stuhive, drejt ujrave të turbullta, të pasigurta dhe të rrezikshme. Ne shqiptarët nuk e kemi pasur asnjëherë jetën të lehtë dhe në historinë tonë shekullore gjen pak periudha qetësie, për faj të kujtdo qoftë. Por duhet dhe shpresoj shumë se do të vijë një moment, një ditë, një vit apo një dekadë kur më në fund ne do të provojmë shijen e një shteti normal, do të shohim fytyrën normale të shtetit, do të provojmë lidershipin që do të punojë për ne dhe jo ne për atë.

Ne kemi gjithë të drejtën e Zotit të kërkojmë lidership që kujdeset për ne, që është i drejtë dhe i ndershëm, që të jënë frymëzimi dhe shpresa jonë për të ecur përpara dhe jo për të mbajtur kokën pas, duke glorifikuar herë pas here, madje edhe diktaturën (dhe kjo jo për fajin tonë, por për fajin e lidershipit të të gjitha krahëve dhe ngjyrave që na sollën në këtë ditë.) Ne kemi nevojë për liderë që të jenë heronjtë tanë për sot dhe për nesër që të na krijojnë shtetin ku e keqja nuk është rregull, por përjashtim nga rregulli. Ne kemi nevojë për liderë, që kanë integritetin e duhur, vullnetin, dëshirën, vizionin, urtësinë dhe mençurinë, dijen dhe etjen për dije, që kanë stofën e duhur për të qenë të tillë. Siç thotë një proverbë kineze, “nuk është e qara, por fluturimi i rosës së egër që drejton tufën drejt fluturimit dhe e bën që ta ndjekë atë.”

 

Next Post

Rrezikon policët pas urdhërit për ndalim, braktis makinën në Memaliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com