• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër nis Liga e Kombeve, gjithçka që duhet të dini për kompeticionin e ri të futbollit

by Java News
05/09/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis nesër Liga e Kombeve, një kompeticion krejtësisht i ri që vë përballë skuadrat europiane në një skemë të krijuar për të shmangur miqësoret e padobishme ku shpesh lojtarët më të mirë i bënin bisht, ose nuk impenjoheshin.

Fillimi ndoshta mund të mos duket shumë i mbarë, duke parë që Cristiano Ronaldo “e ka marrë pushim” nga Portugalia, por gjithsesi mënyra e përballjes së skuadrave ofron ndeshje të forta mes të barabartave.

Mjafton të kutojmë që nesër luan Gjermania kundër Francës, dy kampionet e fundit të botës, ndërsa të shtunën Anglia pret Spanjën në “Wembley”…

Por nëse ende nuk e keni shumë të qartë se si funksionon Liga e Kombeve, ju a shpjegojmë më poshtë.

Kompeticioni ka një fazë grupesh, një fazë finale dhe një fitues.

55 skuadrat europiane janë ndarë në katër liga: A, B, C dhe D, bazuar në renditjen e tyre në UEFA.

Çdo ligë është e ndarë në katër minigrupe.

Të gjitha skuadrat që fitojnë këto minigrupe në Ligën A do të kalojnë në fazën finale të turneut, që do të organizohet në një prej katër shteteve që fitojnë minigrupet.

Në qershor 2019 do të luhen edhe dy gjysmëfinalet dhe finalja për të përcaktuar edhe fituesja e parë e Ligës së Kombeve.

Në ligat B dhe C, fitueset ngjiten një ligë më lart, ndërsa skuadrat e vendit të fundit zbresin një ligë më poshtë.

Nga ky kompeticion do të ketë 4 skuadra që do të fitojnë të drejtën të luajnë në Europianin e vitit 2020, për t’iu bashkuar 20 skuadrave të tjera që do të kualifikohen me sistemin tradicional të ndeshjeve eliminatore.

Nëse një skuadër kualifikohet përmes Ligës së Kombeve për në Europian, por gjithashtu siguron një vend edhe nëpërmjet fazës tradicionale kualifikuese, duke u renditur në një nga dy vendet e para në grupin e saj, atëherë promovohet skuadra e renditur e dyta në Ligën e Kombeve.

Në total, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të përfitojnë 76 250 000 euro nga fondi i solidaritetit të UEFAs për këtë sezon të parë. Paratë do të ndahen si më poshtë:

1 500 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën A

1 000 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën B

   750 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën C

   500 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën D

Çdo skuadër fituese e grupeve do të dyfishojë këtë shpërblim.

Fituesja e parë e Ligës së Kombeve do të arkëtojë edhe 4 500 000 euro të tjera, skuadra e vendit të dytë 3 500 000 euro, vendi i tretë 2 500 000 euro dhe vendi i katërt 1 500 000 euro.

a.ç

Next Post
“Tymnajë e pandershme dhe ‘kryqëzimi’ i Bregut nga PD

Opozita shqiptare po kopjon atë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com