• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër lista përfundimtare e Kombëtares për Euro 2024, Sylvinho: I shqetësuar për përballjen me Italinë

by A R
06/06/2024 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho thotë në një konferencë për shtyp se ditën e nesërme do të shpallë listën përfundimtare me 26 lojtarë të Kombëtares që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.

Sylvinho: Lojtarët janë të karikuar. Jemi duke u stërvitur. Nesër do të vendoset për listën përfundimtare me 26 lojtarë, nëse larg qoftë do të ketë ndonjë dëmtim, UEFA Lejon të bëhet ndryshim në listë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho është shprehur se Kombëtarja Shqiptare do të ketë përballë skuadra të forta në grupin e Euro 2024, teksa ka shtuar se është i shqetësuar për ndeshjen me Italinë. Më tej, trajneri Sylvinho është shprehur se është kënaqësi që Shqipëria është pjesë për herë të dytë e Europianit teksa ka shtuar se po përgatiten të luftojnë për çdo pikë.

Sylvinho: Marrim pjesë në një turne të rëndësishëm dhe duhet të marrim më të mirën nga pjesëmarrja. Ne jemi të kënaqur me kushtet dhe me mënyrën si po punohet. E dimë shumë mirë që Italia është një nga skuadrat favorite dhe për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona, të fokusuara në ndeshjen me Italinë, Spanjën e Kroacinë. Po punojmë shumë këtu në Austri. Kemi përpara një turne shumë të bukur dhe është fantastike që përfaqësojmë kombin në këtë Europian. E rëndësishme të luftojmë fort për çdo pikë, nder për ne të marrim pjesë në Europian. Po përjetojmë një rrugëtim fantastik.

Jam i shqetësuar për përballjen me Italinë, një skuadër shumë të fortë. Miqësorja e nesërme, shumë e vlefshme. Bëjmë analizat tona, analizojmë ekipin në disa aspekte. Këto miqësore na japin një shans për të parë se ku jemi dhe do të na ndihmojnë të përgatitemi për debutimin. Ne e dimë që kemi 3 rivalë shumë të fortë në grup dhe kemi respekt për të 3 skuadrat. Prej 9 ditësh stërvitemi për të shijuar Europianin. Nëse themi që do të mundim Italinë, jo, nuk është e drejtë. Na duhet të punojmë dhe të sakrifikojmë sa më shumë. Në këtë grup kemi 3 skuadra që hyjnë në turne për të fituar turneun. Kemi entuziazmin për të luftuar për çdo pikë.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Sylvinho është shprehur se me Italinë do të jetë një ndeshje e vështirë duke qenë se është një skuadër e fortë.

Sylvinho: Italia është e fortë, është një ndeshje e vështirë. Ne po përgatitemi për t’u përballur siç duhet. Është një grup i bukur dhe i fortë. Ne ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në Europian që për të gjithë ne është shumë e rëndësishme, të bëjmë më të mirën. Grup i vështirë, të gjithë janë të fortë.

Më tej, Sylvinho është pyetur dhe pë përgatitjet për miqësoren me Azerbajxhanin për të cilën ka dhënë këtë përgjigje: Kryesisht është një përgatitje për Europianin dhe kishim në program 2 miqësore, proces pune shumë i shpejtë për të gjithë. Kemi 7 ditë që stërvitemi dhe kemi 2 miqësoret. Ne po përgatitemi për ndeshjen me Italinë. Kemi edhe pak ditë kohë deri tek Italia dhe mbetet për t’u parë. Ndeshjen me Azerbajxhanin t’i japim mundësi lojtarëve që të kenë sa më shumë minuta dhe të provojmë gjëra të reja.

Teksa nuk ka preferuar të bëjë publik formacionin e lojtarëve që do të luajnë përballë Azerbajxhanit, trajneri Sylvinho nuk ka përjashtuar mundësinë që Asani të jetë një nga futbollistët që do të jetë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore.

/a.r

Next Post
Shqiptarët në kampet siriane, qeveria prioritet të zhvillojë të tjera operacione riatdhesimi

Shqiptarët në kampet siriane, qeveria prioritet të zhvillojë të tjera operacione riatdhesimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com