• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nesër Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin tremujor për Kosovën

by Java News
13/11/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë nesër Raportin e rregullt për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Raporti i referohet periudhës nga 16 korriku deri më 15 tetor të vitit 2017. Raportin në emër të sekretarit të përgjithshëm të KB në Këshillin e Sigurimit do ta prezantojë përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Zahir Tanin, transmeton Koha.net.

Sipas raportit të publikuar, Antonio Guterres ka përsëritur vlerësimin për rëndësinë e dialogut midis Kosovës e Serbisë dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më 2013. Po ashtu theksohet rëndësia e ecjes përpara në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, për çka ka thënë se ai kërkon përkushtim të vendosur, duke mos harruar se zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara më 2013 shpesh është shtyrë.

“Marrëveshjet e arritura në nivelin më të lartë, si të vjetrat ashtu edhe të rejat, kanë kuptim vetëm në kanë mbështetje në baza të gjera dhe me aksionin e të dy palëve”, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të KB. Sekretari i përgjithshëm OKB në raportin e tij tremujor që u prezantohet ambasadorëve në Këshillin e Sigurimit, po ashtu, ua tërheq vërejtjen liderëve të Kosovës që të kufizohen nga deklaratat e zjarrta rreth fillimit të punës së Gjykatës Speciale, e cila nën mbikëqyrjen e BE-së do të procedojë krimet që janë bërë gjatë luftës nga pjesëtarët e UÇK-së.

“U bëj thirrje liderëve politikë të Kosovës që të tregojnë pjekuri në deklaratat mbi Gjykatën Speciale, që përbën faktorin vendimtar për sigurimin e drejtësisë për viktimat e luftës së kaluar”, theksohet në raportin e shefit të OKB-së.

Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk e ka bërë të njohur se kush do të përfaqësojë vendin në këtë mbledhje. Më herët ka ekzistuar vendimi që në këto mbledhje Kosovën ta përfaqësojë ambasadorja në Uashington, Vlora Çitaku. Serbinë në këtë mbledhje do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm i saj, Ivica Daçiq, bëjnë të ditur mediat e Beogradit. (b.an)

Next Post
Iu gjetën miliona në banesë, por gjyqtari rezulton i ‘varfër’ dhe pa makinë (deklarata e pasurisë)

"I dhashë atyre një thes..." Përgjimet që fundosën gjyqtarin Miri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In