• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nesër dita e “JO”-së greke, Hoxha: Lista e zezë, SHISH dhe anti-terrori gati, çfarë po ndodh në jug

by Java News
27/10/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e “JO”-së greke. Në përkujtim të kësaj dite, që është festë kombëtare në Greqi, aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në Shqipëri. Tre vite më parë kjo ditë kaloi me incidente, pasi përkoi me vrasjen e Konstantinos Kacifas. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se këto aktivitete me pjesëmarrjen e shoqatave nacionaliste shoviniste nuk duhet të lejohen nga autoritetet shqiptare.

“Në fakt dita e festës kombëtare greke, që festohet edhe në Jug të Shqipërisë ku ndodhet i përqendruar minoriteti grek. Nuk është se problemi ka nisur me vrasjen e Kacifas, edhe më herët ka pasur probleme në kufijtë tanë jugorë, por i kanë lejuar “të bëhet cfarë të bëhet dhe të kalojnë shpejt”. Pra nuk është 28 tetori që tërhoqi vëmendjen, por ka filluar më herët. Shoqata greke, nacionaliste me nuanca shoviniste që i financojnë që paraqiten në Jug të vendit me simbole të Vorio-Epirit, është kthyer në simbol për atë pjesë të pretenduar që sipas tyre duhet të ishte pjesë e territorit grek.

Këto janë aktivitete kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo që shqetëson është fakti i pjesëmarrjes, para dy vitesh ishte Agimi i Artë, por edhe deputetë të partisë që sot është në pushtet “Demokracia e Re”, sepse kjo përkthehet në vota. Kjo nuk është një gjë kalimthi, por e përvitshme, që bëhet cdo vit. Por autoritetet tona i kanë toleruar. Unë mendoj se kjo duhet të zgjidhet ndryshe, të parandalohet kjo gjë. Problemi është prapavija që ka krijuar probleme.

Por cfarë presim nesër? Pas vrasjes së Kacifas në Bularat ka pasur incidente, kujtojmë një vit më vonë, tre ditë para tentuan që të futen në Shqipëri një deputet dhe ish-deputet dhe u kthyen pas sepse shoferi i deputetit kishte armë dhe kjo nuk ishte e lejuar dhe Babis Karathanos, që u shpall “non grata”. Ceremonia këtë vit u bë në datë 23, më përpara, ku merrnin pjesë familjarë të Kacifas. Në ceremoni ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës. Por për mua nuk mund të marrë pjesë një zyrtar grek për të përkujtuar një person që bëri luftë me policinë shqiptare për tre orë” tha ai.

Por çfarë pritet që të ndodhë këtë vit? Gazetari Artan Hoxha foli për një rritje të vigjilencës në Jug të vendit për të parandaluar futjen e personave që më parë janë shpallur “non grata”. “Ka një prezencë të shtuar të SHISH-it tonë në Jug të vendit, të shërbimit të anti-terrorit të policisë së shtetit, pasi ka listën e personave që janë shpallur “non grata”, që kanë nxitur një frymë konfliktuale dhe pastaj kemi një listë, që i kalon 85 persona.

Kjo listë u është dhënë autoriteteve tona nga Qafë Bota në Kapshticë, që kufizohemi me Greqinë, që të pengojnë ardhjen e tyre, se vijnë me autobus dhe kolonë mjetesh. Është dhënë orientimi që nuk duhet të hyjnë, në këtë listë ka edhe eurodeputetë, si ajo e Qipros atëherë. Unë mendoj që duhet t’i lësh të hyjë dhe t’i ndjekësh penalisht më pas. Kemi edhe një rritje të vigjilencës në kufirin e gjelbër. Vendi ku ka ndodhur ngjarja në Bularat në vijë ajrore me kufirin grek nuk është më shumë se 2 km” tha ai./m.j

Next Post
Kosovë/ Shenja ulje të Covid-19: U rregjistruan 583 raste të reja, 14 viktima në 24 orë

Një viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, raportohen 22 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

March 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In