• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse unë s’fitoj zgjedhjet janë farsë elektorale!

by Bajram Peçi
28/05/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

S’është e domosdoshme të përmendësh emër se kush e ka thënë këtë?! Kuptohet vetiu nga lexuesi sepse është thënë e përsëritur shpesh, një fyell me melodi të njohur. Tronditjet mendore që vijnë prej një torture që ska fund, ndërsa sheh se PS dhe Edi Rama marrin pushtetin për herë të katërt rresht, janë me pasoja mendore për kreun e opozitës dhe të tjerë deputetë të saj. Detyra e këtyre deputetëve është të dëgjojnë urdhrat në përçartje të Berishës dhe t’i zbatojnë e transmetojnë ato.

“Ai e dinte që nuk i fitonte zgjedhjet…”, gjë që tashmë e dëgjojmë të pohuar edhe nga njerzit besnikë rrotull Berishës, por i duhet para elektoratit të mbrohet dhe mbrojtja më e mirë është sulmi përmes akuzave të rënda: zgjedhjet u vodhën nga bandat, klima e terrorit, aktet e pushtetit, farsa elektorale, patronazhistët, “ditë e zezë për demokracinë”, etj.,… ritual ky që ka ndjekur çdo palë zgjedhje kur Partia Demokratike ka humbur.

Tronditja mendore që shfaqi në konferencën e shtypit për gjëmën që familja dhe qeverija e tij bëri në Gërdec, mund të mendohej se do ishte e fundit, por jo! Është zgjedhje e tij e preferuar që të kalojë hu më hu në kapërxim gardhesh. E dinte që pushtet me sy nuk shihte më, por këtë rezultat skandal për tribunë fisnore që udhëheq, se kish menduar! E dinte, që më se gjysma e shqiptarëve e urren, por nuk besonte se këtyre do u shtoheshin dhe një çerek tjetër zgjedhësish, rrjedhë e degjenerimit që i bëri partisë së fragmentuar prej fryrjes së tij si kaposhi kapedan.

I duhet të mbrohet, jo nga zërat kritikë brënda partisë se të tillë nuk ka, por duke shpifur e sa për sy e faqe, se mbase ndokush beson që rezultatet vërtet ja kanë vjedhur përmes akteve administrative të pushtetit. Kur ka ndodhur që janë shfaqur, ai i ka përzënë duke u ngjitur edhe nofka përbuzëse. Të parët i quajti “karrige thyerit”, ku futej Neritan Ceka me Arben Imamin e Gramos Pashkon, të ashtuquajturit mocionistë.
Një zë apo disa zëra me mendim ndryshe brënda partisë së tij e bënin me dhimbje koke. Ua bëri benë dhe filloi në krye të pastrojë partinë nga profesorët dhe doktorët e shkencave. Më tej u erdhi radha themeluesve të PD-së, prej të cilëve ska ngelur këmbe njeriu në PD. Më kollaj shpesh e kish zgjidhjen me rrahjen e zërave ndryshe brënda partisë. S’po i zëmë gojë ata demokratikas që zgjodhën të iknin prej atdheut, të frikësuar ose të kërcënuar.

Në rastet kur ka fituar, si në vjedhjen skandaloze të zgjedhjeve, maj 1996-tës dhe ato të viti 2005, ka nxituar të shpallë fitoren, duke u shprehur se “Sovrani foli!”. Sovranin, zotnia e tij, nuk e merr si një të tërë, por e sheh dhe e kupton dy copash. Ata që i japin votën janë “Sovrani” i vërtetë, ndërsa ata votues shumicë që votojnë kundërshtarin e tij janë banda që duhen shpallur organizata terroriste.

Kur erdhi dita e 12 majit, një krizë tmerri nga e vërteta tashmë në shesh, e bëri të heshtëte, por dhe të mendonte për orën kur do duhej të strukturonte akuzat për mos njohjen e rezultatit dhe të shpallte revolucionin. Tralala…!
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë bërë 42 ankimime për procesin zgjedhor, një më pak nga sa ju bënë Jan Husit prej prelatëve kishtarë për raste herezie. Në këtë mënyrë shtëpia e Berishëve filloi të ëndërrojë se përderisa Amerika dhe Greqia nuk po ndihen, ata mbase nuk do t’i njohin zgjedhjet dhe heretikët socialistë (sidomos ai gjytyrimi i Peqinit), do përfundojnë në turrën e druve.

Shqipëria madhështore do shkojë në zgjedhjet e reja i mbuluar nga populli i tij me nderime të mëdha. Kryetari Berisha do u japi leje të futen në grevë urie. Fjalët e Berishës plot me guxim, me trimëri e me lartësi shpirtërore do i mallëngjejnë e do i prekin, kur në shtator do fillojnë revoltat popullore. Do u thotë shqiptarve se me pushtetin e PS-së ata do ishin të dënuar të vuanin urije. Në ndihmë do u vijë dhe një Tufa, emigrant “politik” në Zvicër, që do u prijë rrugëve drejt fitores.

Pasi e kish lënë njëherë shqipërinë gërmadhë, Berisha beson se është i aftë ta bëjë edhe njëherë. E di shumë mirë se pothuajse në çdo pikëpamje ishte, është e do të jetë inferior ndaj Ramës. Shqiptarëve nuk u mungon arsyeja! Në kujtesën e tyre janë ruajtur Saliu me shtëpinë te Brraka dhe aleati i tij politik e moral, Meta, dikur pothuaj i pa strehë, sot me vilë milionë euro në bregdet. Aleatë të dyshuar për vjedhjen e pronës publike, që kishin bindur veten se nuk do kishte burrë nëne t’i zbriste nga shpina ku i kishin hipur popullit.

Next Post
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In