• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor

by Skënder Minxhozi
05/05/2026 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Siç pritej kolegjet e bashkuara e votuan unanimisht iniciativën e lavdërueshme të kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi për të unifikuar vendimet gjyqësore që lidhen me masat e paraburgimit. Një hap i vonuar por tejet i domosdoshëm, duke parë situatën skandaloze të mbingarkimit të burgjeve tona me persona të padënuar.

Një hap gjithashtu i cili evokon nevojat urgjente të ndryshimit dhe korigjimit me të cilat përballet sot drejtësia në Shqipëri. Një vend ku  reforma e një dekade më parë ka nxjerrë në pah tashmë të gjitha avantazhet dhe defektet e saj të mëdha e të vogla, ku vetingu rezulton se paska filtruar edhe persona të cilët nuk duhet kurrsesi të kishin marrë në dorë skeptrin e drejtësisë së re dhe ku mali i dosjeve të pagjykuara bëhet gjithnjë e më i lartë ndërkohë që ishte premtuar e kundërta. Është gjithashtu momenti kur shoqëria shqiptare po i drejtohet hyrjes së Bashkimit Evropian dhe ku drejtësia, e jo ndëshkimi, është parimi themelor i një demokracie moderne.

Në këtë mes drejtësia speciale është më e vrojtuara, më e përfolura dhe e diskutuara. Jo sepse drejtësia që del jashtë këtij kuadrati nuk meriton vëmendje, por sepse drejtësia e re duhej të ishte ai ambjent i imunizuar nga fenomenet negative të sistemit shumëvjeçar ku drejtësia blihej me para dhe ku asnjë politikan e njeri i fuqishëm nuk goditej apo nga ana tjetër nuk trajtohej me standarte dhe të drejta.

Unifikimi i vendimeve që lidhen me masat e paraburgimit është një aspekt pozitiv korigjues mbi drejtësinë e sotme shqiptare. Por ky hap i parë kërkon që të shihet me seriozitet dhe vendosmëri e gjithë panorama e krijuar pas hyrjes në funksion të reformës në drejtësi. Një panoramë në të cilën, mes të gjitha aspekteve të tjera, bie në sy si një mal i lartë figura e prokurorit të plotfuqishëm dhe të armatosur deri në dhëmbë me fuqi dhe kompetenca të paapelueshme. Eshtë sherifi i ri në qytet që po tregon se nuk ka asnjë kujdes për të drejtat e liritë, aq më tepër kur reforma ja lejon ta bëjë diçka të tillë.

Reforma në drejtësi ka vënë karron para kuajve kur i ka vënë një kobure të madhe në brez prokurorisë speciale, me të cilën ajo ka të gjithë mundësinë e kësaj bote të terrorizojë cilëndo gjykatë duke e hetuar dhe futur nën përgjim, sapo krijon edhe dyshimin më të vogël që kjo e fundit nuk po jep vendimin që dëshëron në proceset në vijim ku është palë. I kanë dhënë armën pa i dhënë manualin e duhur të përdorimit, por duke i thënë thjeshtë qëllo mbi këdo të të mbushet mendja. Jo më kot edhe ish-kreu i SPAK pati atë moment frojdian para disa kohësh kur tha para një mikrofoni se afërmendsh gjykatat vendosin atë që duam ne!

Kjo prishje skandaloze ekuilibrash e kompetencash brenda një procesi penal ka shbërë vetë procesin penal. Sot NUK KA proces të drejtë dhe të paanshëm gjykimi në drejtësinë speciale, sot ka një proces frike dhe nënshtrimi të GJKKO ndaj SPAK dhe kjo frikë duket se po shtrihet në çdo pore të sistemit të ri të drejtësisë.

Duket si një paradoks por nuk është i tillë fakti që në syrin e ciklonit përfundojnë proceset e nisura ndaj zyrtarëve të lartë të vendit, ish-presidentë, krerë bashkiakë apo ministra e deputetë. Përtej aludimeve se kjo bëhet për t’i mbrojtur ata nga hetimet, e vërteta e madhe të cilën s’e hedh dot poshtë askush është e ndarë në dy shtresëzime: e para, cilido meriton proces të drejtë hetimi e gjykimi dhe e dyta, nëse këta persona me shumë fuqi e pushtet trajtohen kësisoj, çfarë ndodh me shqiptarin e thjeshtë që nuk ka nga pas as parti, as para e as media që ta mbrojnë dhe që përdoret si mish për top për statistikat e gjyqtarëve e prokurorëve të cilët dalin e rrahin gjoksin “e shihni sa kemi futur në burgje??!

Kjo varësi dhe frikë ekstreme e gjyqtarit special ndaj prokurorit special ka krijuar situata që as në drejtësinë e komunizmit nuk ishin të zakonta. Fjala vjen gjyqtari (e jo prokurori) formulon  dhe kërkon hetime shtesë ndaj Ilir Beqajt dhe plot të tjera që vetë Beqaj e avokatët e tjerë i komunikojnë rregullisht në media, Ilir Meta ankohet për shkelje skandaloze në të drejtat e tij si i akuzuar dhe si person i izoluar. Sa për Erion Veliajn, ai gjendet rregullisht përballë denoncuesish anonimë, pa fytyrë, adresë dhe me emra të stisur, duke u mbajtur në paraburgim bashkë me ish-presidentin e ish-ministrin, megjithëse hetimet e tyre kanë përfunduar e dosjet kanë shkuar në gjykatë.

Aq e rëndë e paradoksale duket kjo situatë, sa në demarshin e fundit të avokatëve të kryebashkiakut në shkurt për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurorët thanë që Veliaj duhet të qëndrojë në burg sepse ka marrë avokatë të huaj dhe mund të influencojë për lirimin e tij! Kinezërira të tilla nuk duhet të jenë në repertorin e një drejtësie që i thotë vetes “e re”!

Paraburgimi është një problem i madh i drejtësisë së sotme shqiptare. Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë tenton të vendosë rregull në një mbretëri ndëshkimi që ka mbytur nocionin e drejtësisë së baraslarguar nga palët.

Por masa e sigurisë është vetëm paradhoma e procesit të bërjes drejtësi. Fuqizimi shproporcional që reforma ka bërë në favor të prokurorisë speciale vite më parë, me vetëdijen dhe qëllimin e mirë të thyrjes së mitit të pandëshkueshmërisë, sot ka krijuar një “Frankenshtajn” që po shbën vetë thelbin e sistemit, zemrekun e të gjithë procesit: salla e gjyqit duhet të jetë e gjyqtarit, jo e prokurorit. Këtu është dështimi i madh i reformës që duhet korigjuar një orë e më parë. Pa bërë këtë s’kemi bërë asgjë!

Next Post
Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

Comments 1

  1. Lisbeta says:
    2 months ago

    Kur katundarët veriorë, si puna e Dumanit, bëhen me shkollë, martohen me gra nga jugu dhe banojnë në Tiranë, u duket vehtja të mënçëm, duke kaluar nga realja në irreale e siç i thonë, fluturojnë me pras në bythë, vetvetiu ata kalojnë në psikopati haluçinante me dy personalitete, të cilët reflektojnë rrezikshmëri të theksuar për këtë shoqëri e këtë vënd.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

June 20, 2026
Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

Zjarr në Raven të Karaburunit, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash

June 20, 2026
Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

June 20, 2026
Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?

June 20, 2026
Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës

June 20, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Mbështesim protestën në Tiranë, 5 kërkesat e qytetarëve janë edhe beteja jonë

June 20, 2026
Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

June 20, 2026
Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, një turiste italiane humb jetën, evakuohen 1700 pushues

June 20, 2026
Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

Kupa e Botës/ Lamine Yamal ul pritshmëritë: Nuk jam gati për 90 minuta ndeshje, por dua të ndihmoj Spanjën

June 20, 2026
Trump prezanton avionin 400 milionë dollarë të dhuruar nga Katari për flotën Air Force One

Trump prezanton avionin 400 milionë dollarë të dhuruar nga Katari për flotën Air Force One

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In