• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Nëse duam paqen në Ballkan, të marrim parasysh aspiratat shqiptare”, zbulohet letra e Mit’hat Frashërit për “l’Ere Nouvelle”

by Java News
11/02/2020 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“L’Ere Nouvelle” ka botuar, të premten e 19 marsit 1920, në faqen n°3, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me aspiratat shqiptare, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tribunë e lirë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ne morëm letrën në vijim :

“Z. Kryeredaktor, Sot, gazetat ju japin tekstin e përgjigjes së presidentit Wilson në lidhje me shkresat e Lloyd George – Millerand për çështjen e Adriatikut. Presidenti tha se nuk do të aprovohej asnjë plan që i jep Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që do t’i merrej (hiqej) diku tjetër.

Bëhet fjalë për rajonin e Shkodrës që projekti Lloyd George – Clemenceau (i 20 janarit) ishte i gatshëm t’i jepte Jugosllavisë.

Është një hap drejt një zgjidhjeje të drejtë të çështjes shqiptare, sepse Jugosllavia, nga ana e saj, ka deklaruar se e njeh pavarësinë e Shqipërisë brenda kufijve që u vunë për të në 1913 në Londër. Që atëherë, presidenti Wilson u shpreh gjithashtu për pavarësinë e Shqipërisë.

Shqiptarët në mënyrë të përsëritur kanë shprehur dëshirën e tyre të fortë për të parë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre të rikonfirmuara, pa asnjë ndërhyrje të huaj : qeveria e re e formuar nga Asambleja Kombëtare e mbajtur në Lushnje me 28 janar e dëshmon këtë gjë. Nëse dëshirojmë të sigurojmë paqen në Ballkan dhe të frenojmë aspiratat imperialiste, duhet të marrim parasysh aspiratat shqiptare.

Është për të ardhur keq që senatori amerikan Lodge mendoi se Korça duhej t’i jepej Greqisë, një rajon i cili, ashtu si Gjirokastra, është i banuar vetëm nga shqiptarë.

Shqipëria e 1913 paraqet minimumin jetik. Të bësh një amputim tjetër është si të nënshkruash vdekjen e Shqipërisë, një veprim kriminal dhe të një cinizmi hipokrit.

Ju lutemi pranoni, Z. Kryeredaktor, shprehjen e ndjenjave të mia të respektueshme.”

Lumo SKENDO/ Delegat i shoqatës Pan-shqiptare “Vatra” të Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Next Post
DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV

DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In