• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse bojkotoni sërish mos u dukni më për të na kërkuar votën

by Plator Nesturi
13/07/2021 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Pas 25 prillit, ndërsa u mbyllën votimet dhe kandidatët për deputetë nisën të shfaqen në ambientet publike në Tiranë, nisën të tregojnë dhe histori të fushatës elektorale dhe sidomos mbresa nga takime te veçanta me qytetarë të ndryshëm. Një pjesë e tyre kishin kandiduar në zona rurale në çdo cep të vendit. E veçanta që dua të kujtoj ish rrëfimi i një deputeti tashmë të PD që kish zhvilluar fushatë në një nga zonat e thella malore. Në një takim të tij në një nga fshatrat, një banor i kish thënë: “dhe kësaj here do ta japim votën, por nëse dilni prapë nga parlamenti, as mos u mundoni të na kërkoni votën sërish”. E gjitha kjo, ndërsa në PD do të nisë sërish një analizë e gjerë për shkaqet e humbjes dhe ish deputeti Pollo kish bërë një thirrje për strukturat e reja të PD që më së pari duhet të kërkojnë ndjesë për gabimet e mëparshme dhe që duhet nisur me djegien e mandateve në vitin 2019 dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale të atij viti. Refreni i deritanishëm përsa i përket qëndrimeve të figurave të reja të PD vijon të këndohet me të njëjtën saze prej tre muajsh dhe ku përsëritet i njëjti varg, “masakër zgjedhore”. Është thënia e përdorur prej Bashës në ditën e tretë kur u bë e qartë se të majtët kishin siguruar mandatin e tretë ndërsa të djathtët dilnin sërish të humbur. Ishte koha kur vetë Bashës i kërkonin të jepte dorëheqjen dhe që PD të niste një përiudhë riformatimi, por që nga ajao kohë, ndonëse Basha fitoi me suskses sërish zgjedhjet në PD, askush nga kasta e re politike në selinë blu, nuk ka guxuar të përvijojë ndonjë ide të re përveç “masakrës zgjedhore”. Pollo, si ish drejtues i lartë, tashmë nën hije, nuk ka fuqi përveçse të bëjë thirrje për kthjellim në qëndrime. Në agumentimin e tij, gjithçka nis nga djegia  mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe ku sipas përllogarive, vetëm nga këto akte PD ka humbur së paku 8 mandate deputetësh dhe ku së bashku me opozitën mund të siguronte një fitore të ngushtë. Në fakt këtë PD-së ia kanë thënë në shumë drejtime, si mediatike ashtu dhe politike e ndërkombëtare. Ishte qesharake të qahesh për masakër elektorale në 25 prill ndërsa humbja ish vulosur nga gabimet e së shkuarës dhe nga mungesa e dëshirës për të reflektuar dhe korigjuar. Dhe kjo mungesë dëshire mungon dhe sot për të ndryshuar koncepte dhe për t’u ngritur në nivelin e një partie moderne politike. Se si do vijojë e ardhmja e PD, këtë ende nuk e dimë. Ndonëse votuesi nga Mati ua dha mesazhin: Nëse bojkotoni sërish mos u dukni më për të na kërkuar votën.

Next Post
“Në Turqi efektiviteti është matur në 86,5%”/ Tomini flet për mbrojtjen e vaksinës kineze: Në Brazil është…

"Një dozë e Pfizer apo AstraZenecas nuk siguron 100% mbrojtje ndaj varianti Delta”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

PS ndryshon vendin e takimit të Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku do mbahet! Protestuesit bënë thirrje për grumbullim para selisë

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

“Të zbatohen rregullat pa asnjë tolerim”- Ministrja Ismaili reagon për ndarjen nga jeta të Ana Dyrmishit: Tragjedia duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm

August 28, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

August 28, 2026
Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

August 28, 2026
Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

August 28, 2026
Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com