• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Basha humb zgjedhjet a do t’ia zerë vendin Presidenti? Përgjigjia e Nishanit

by Java News
01/02/2017 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani foli sot per here te pare mbi tezen se do ti marre postin Lulzim Bashes ne krye te PD-se nese humbjet zgjedhjet e 18 Qershorit. Gjate intervistes ne syri.net per Cim Peken ai hodhi poshte kete mundese.

Mediat pranë kryeministrit, madje dhe ato të financuara direkt prej tij, pretendojnë se Bujar Nishani i ka vënë syrin pozicionit të Lulzim Bashës në rast se humbet zgjedhjet. A është kjo e vërtetë?

Nishani: Për fat të keq, edhe në këtë rast është një tezë. Unë e kam dëgjuar, nuk më ka ardhur mirë sinqerisht. Di të them se figura e Presidentit, pavarësisht pëlqyeshmërisë individuale, duhet respektuar institucionalisht dhe formalisht nga të gjithë aktorët. Patjetër që kjo nuk është një tezë që ka dalë nga opozita, kjo është një tezë që ka dalë nga qeveria.

Në radhë të parë, në gjykimin tim kërkon që të çajë politikisht opozitën, të krijojë një kauzë midis lidershipit të opozitës, mbështetësve, që natyrisht çdo parti politike e bën luftën e vet por jo duke përdorur figurën e Presidentit, kjo është e pandershme. Unë e kam thënë dhe herë tjetër, PD, dhe këtë e them edhe duke qenë President i Republikës sepse për mua ka rëndësi serioziteti dhe dimensioni i aktorëve politikë vendimmarrës në Shqipëri, siç është qeveria dhe opozita, që të dyja për mua kanë rëndësi të madhe dhe unë nuk është se i gjykoj. Por në vlerësimin tim janë të rëndësishme sepse janë njerëz dhe institucione që kanë në dorë fatet e vendit.

Si qeveria, maxhoranca ashtu edhe opozita. Mos të them qeveria, por maxhoranca qeverisëse dhe opozita. Unë mendoj për aq sa unë e njoh politikën, por edhe PD ku kam qenë pjesë politike në të kaluarën time, bëri një zgjedhje shumë të mirë, për interesin e saj, por unë nuk flas për interesin e PD, unë flas për interesin e vendit. Po bëri një zgjedhje shumë të mirë më figurën e zotit Basha për shkak të dimensionit intelektual, së dyti në kontekstin civil. Dhe kur them civil jo thjesht të uniformës civile dhe sqimës që ka në etiketë Basha, por flas dhe të formimit dhe civilizimit që ka ai si dimension.

Edhe të asaj që është një dimension i ri, një energji e re, një fytyrë e re, energji e re pozitive. Pastaj çështjet e tjera, i takojnë PD, kështu që ashtu si PS dhe LSI, i kanë tashmë lidershipet e tyre të konsoliduara. Luftën politike ta luajnë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se nuk është e drejtë, nuk është e ndershme dhe as etike që të përdorin apo të keqpërdorin figurën e Presidentit. Unë u uroj punë të mbarë të treve, si kryetarë partish.

Next Post
Nis takimi Kosovë – Serbi në Bruksel, qëndrimet e palëve

Nis takimi Kosovë - Serbi në Bruksel, qëndrimet e palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com