Nënshkruhet Pakti i Mirëqënies Sociale me 6 bashkitë e qarkut të Vlorës. Nënshkrimi bën mundësimin e kalimit të kompetencave për shërbimet ndaj njerëzve në nevojë nga pushteti qëndror, tek ai lokal. Bashkë me këto kompetenca kalon edhe fondi social, para të qeverisë dedikuar për shtresat në nevojë.
Ministri Klosi deklaroi se qytetarët duhet të informohen se ka para të dedikuara për të rritur shërbimin dhe ndihmën ndaj tyre, ndaj duhet të rrisin kërkesen për llogaridhënie ndaj drejtuesve të tyre.
Gjatë nënshkrimit të këtij pakti, ministri Klosi u ndal tek shërbimet ndaj moshës së tretë, duke vënë theksin se bashkë me shërbimet, po rriten edhe pensionet. “ Nesër është një ditë e mirë për 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin, pensioni do të rillogaritet, duke rritur masën e përfitimit që merr cdo pensionist”, deklaroi ministri Klosi./a.k