• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha tregon sesi futet fara e kanabisit hollandez në Shqipëri, si mbillet dhe sa kushton

by Java News
28/02/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një shkrim ekskluziv për “BalkanWeb”, gazetari investigativ Artan Hoxha sqaron në detaje se si futet fara e kanabisit në Shqipëri. Ai tregon se ku prodhohet dhe ku blihet ky produkt deri tek shpërndarja dhe mbjellja në Shqipëri. Hoxha thotë se fara e importuar nga jashtë garanton cilësinë e produktit. Gazetari Hoxha thotë se duke patur parasysh përmasat fare të vogla të farës së kanabisit, është lehtësisht e transportueshme dhe shumë e vështirë për t’u kapur apo dedektuar nga pajisje speciale. “Pjesa dërrmuese e farës së kanabisit hyn në vend në rrugë ajrore, duke përdorur aeroportin e Rinasit, me persona që shkojnë dhe e blejnë në Holandë apo Spanjë”, rrëfen ai.

NGA ARTAN HOXHA

Afro 70% e farës së kanabisit që kultivohet nga narkotrafikantët apo fermerët e thjeshtë, futet në Shqipëri nga Holanda. Pjesa tjetër futet në territorin e vendit nga Spanja. Një pjesë e kultivuesve, kryesisht ata që nuk kanë mundësi financiare të blejnë farën e ardhur nga jashtë apo që nuk kanë lidhjet e duhura për të siguruar këtë produkt, përdorin farën e vendit, e siguruar nga prodhimi i vitit paraardhës. Fara e kanabisit e ardhur nga jashtë, preferohet më tepër pasi është më cilësore, më e sigurt dhe me rendiment më të garantuar se fara e siguruar në vend.

Për shkak të standardeve të larta se si përzgjidhet fara e importuar nga jashtë, ajo garanton cilësinë e produktit. Në të kundërt, fara vendase paraqet disa probleme, pasi përzgjedhja nuk bëhet nga profesionistë të specializuar të agronomisë, por nga kultivues të zakonshëm, të cilët nuk kanë as mjetet e duhura dhe as aftësinë për të garantuar cilësinë e saj.

Një pjese e mirë e kultivuesve që kanë përdorur farën vendase, janë ndodhur para situatave të paparashikuara prej tyre. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e fidanëve të prodhuar nga fara vendase kanë rezultuar të jenë bimë “mashkull”, e cila nuk jep prodhim dhe çon dëm investimin.

Shitja e farave të kanabisit në vende si Holanda është e lejuar dhe bëhet nga shitës të licencuar nga autoritetet për këtë aktivitet. Shitësit e farave të kanabisit e bëjnë një gje te tillë pothuaj në qendër të qyteteve kryesore, sidomos në Amsterdam, ku pjesa dërrmuese e këtyre bizneseve është në një nga rrugët më të populluara nga turistët. Çmimi për varietetet e ndryshme të farës se kanabisit varjon në bazë të rendimentit që ajo jep dhe përqendrimit të THC (tetrahidrokanabinoli) përbërësi narkotik.

Nisur nga tabela e çmimeve që disponon emisioni “Xhungël”, të marrë në një nga lokalet kryesore në qendër të Amsterdamit, për çdo varietet kanabisi vlera monetare luhatet nga disa euro (1.5 euro) deri në disa dhjetëra euro (75 euro) për një farë.

Narkotrafikantët shqiptarë duke qenë se blejnë sasi të konsiderueshme farash, nga disa mijëra deri në disa qindra mijëra, ia dalin të ulin çmimin në mënyrë të ndjeshme. Më konkretisht gjatë vitit të kaluar shqiptarët kanë mundur të sigurojnë farë kanabisi në Amsterdam nga 90 cent euro, deri në 2 euro për farë. Gjatë këtij viti çmimi me konkurrues me të cilin narkotrafikantët kanë siguruar farën në Holandë është nga 1.1 euro për fare deri në 1.5 euro për farë (kokërr). Për një sasi prej 10 mijë farash kanabisi, nevojiten nga 11 mijë deri në 15 mije euro në varësi të shitësit ku blihet.

Fara e kanabisit e blerë në Holandë është e sigurt, cilësore dhe mund të rezultojë jo efektive (bimë mashkull) vetëm 1 deri 10 fara në çdo 1000 fara të blera. Kjo e bën këtë lloj produkti mjaft të kërkuar nga narkotrafikantët shqiptare dhe ata tashmë kanë më shumë se një dekadë që janë klient të rregullt të shitësve në Amsterdam.

Ndërkohë një pjesë tjetër, afro 30%  e sasisë së farës që futet në Shqipëri, vjen nga Spanja, ku çmimi është më i lirë dhe varion nga 60 cent euro deri në 70 cent euro. Cilësia e farës është e njëjtë me atë që vjen nga Holanda, por është më e lirë, pasi dhe në Holandë fara e kanabisit importohet nga Spanja. Duke patur parasysh përmasat fare të vogla të farës së Kanabisit, është lehtësisht e transportueshme dhe shumë e vështirë për t’u kapur apo dedektuar nga pajisje speciale. Pjesa dërrmuese e farës së kanabisit hyn në vend në rrugë ajrore, duke përdorur aeroportin e Rinasit, me persona që shkojnë dhe e blejnë në Holandë apo Spanjë. Por një pjesë hyn edhe me postë apo në rrugë tokësore. Janë tepër të rralla rastet kur është kapur sasi fare kanabisi duke hyrë në vend, madje më shumë është kapur duke dalë nga Shqipëria nga turistë të huaj.

Gjatë vitit të kaluar, 2016 policia ka deklaruar se ka asgjësuar 2.5 milionë rrënjë kanabisi, shifër kjo që dëshmon se për ta blerë është dashur minimalisht nga 2.5 milionë euro deri në 3 milionë euro.

Next Post
A është ide e mirë të dremisni pas drekës (dhe pse duhet shoqëruar me kafe)

A është ide e mirë të dremisni pas drekës (dhe pse duhet shoqëruar me kafe)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In