• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mejhanet ngushëllimtare të padijes

by Ardian Vehbiu
08/02/2025 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Folk-etimologun A. Dalipaj e kanë ftuar edhe herë të tjera në studion e emisionit “ABC e mëngjesit”, të drejtuar nga Enkel Demi, Edi Oga dhe Fabjola Demirneli – duke parashtruar atje hipotezat e tij etimologjike, për informimin dhe argëtimin e publikut.

Por para pak ditëve performimi i tij në atë emision arriti një kulm të ri, me interpretimin e emrit Elbasan, i cili u prit me të qeshura të mëdha dhe hilaritet më parë në studio dhe pastaj anembanë rrjetit. Ajo që ndodhi në emision konfirmoi – të paktën për mua – se Dalipajn po e ftojnë në televizion për të argëtuar njerëzit.

Duke gjykuar nga reagimet e anonimëve në rrjet dhe në komentet e portaleve, këtyre nuk u pëlqeu jo metoda “etimologjike” e A.D., dhe as fakti që një etimolog amator del t’i shpjegojë arritjet e tij në TV, por thjesht asocimi i emrit Elbasan me mbiemrin “i qelbur” dhe foljen “qelb”, nëpërmjet formës së rindërtuar Qelbasan.

Po ta kish shpjeguar A.D. emrin Elbasan nëpërmjet ndonjë rrënje si *Alb/Elb, dhe *Albas dhe ta kish lidhur me “Albasit” pellazgë, me siguri rrjetin do ta kish përmbytur ngazëllimi.

Në fakt, zemërimi i publikut – prej të cilëve një pjesë e madhe u deklaruan si nga Elbasani – nuk kish të bënte me teatrin komik të etimologjizimit në televizion, por me poshtërimin e perceptuar që iu bë Elbasanit dhe përdhosjes së “krenarisë elbasanase”.

Çfarë më lë të kuptoj se prej dijetarëve artistë, si A.D., publiku pret jo të vërtetën, por lëmimin e sedrës lokale (të maskuar si sedër kombëtare) dhe evidentimin e lashtësive dhe primateve shqiptare anembanë botës.

Emisione si “ABC e mëngjesit”, që dashur pa dashur i ushqejnë këto pritje dhe parazitojnë me to, po funksionojnë si mejhane ngushëllimtare të padijes sonë kombëtare.

Në parim, etimologjia nuk duhet të synojë as të ngrejë, as të ulë gjë; dhe A.D. është në të drejtën e vet që ta nxjerrë emrin Elbasan nga një formë e rindërtuar Qelbasan. Shembuj me emra vendesh, që janë bazuar në veçori ose karakteristika të padëshiruara, gjenden me okë, pavarësisht sa u pëlqen ndjekësve dhe dashamirësve të “ABC-së së mëngjesit”.

A.D. gabon jo sepse kërkon të vërë lidhje mes Elbasan dhe fjalës Qelb, por sepse si edhe herë të tjera vendos – me vetëdije apo nga padija – që të shpërfillë gjithçka është thënë e shkruar deri më sot, nga etimologë, historianë dhe dijetarë të tjerë, për prejardhjen e emrit Elbasan dhe historinë e atij qyteti.

Kjo shpërfillje – e pafalshme për dikë që kërkon ta mbajnë për “etimolog” – e tregon haptazi se A.D. preferon t’i qaset historisë së fjalëve me zellin edhe etikën e një artisti shëtitës, që kërkon të habitë njerëzit që ka rrotull, madje edhe duke e provuar dorën me krijim fjalësh të reja (që e sjellin etimologjinë e tyre me vete dhe konfirmojnë teorinë e tij të “embriomorfemave”). Ai mbetet po aq larg dijes historike-gjuhësore, sa ç’mbetet emisioni “ABC e mëngjesit” larg seriozitetit ndaj të ftuarve të vet dhe shikuesve që ka.

Tashmë është bërë sport i pranuar nga talk show-t televizivë, që të merren në studio folk-etimologë dhe folk-historianë dhe t’u jepet hapësirë e bollshme për të shpalosur hipotezat dhe teoritë e tyre. A.D. është vetëm njëri prej tyre, dhe pas incidentit me Qelbasanin, jo doemos më i adhuruari nga tifozeritë.

Next Post
“Mirror”: Butrinti – ”Maldivet” evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

“Mirror”: Butrinti – ”Maldivet” evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In