• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, nis votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata për zgjedhjet e 9 Shkurtit

by A R
08/02/2025 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka hyrë në hapin e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme. Sot është dita e fundit e fushatës ndërsa nesër [9 Shkurt], qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Por sot zhvillohen po ashtu votime. Bëhet fjalë për diasporën, qytetarët që janë regjistruar fizikisht për të votuar në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Prishtinës zyrtare.

Numri i regjistruar për të votuar është 20 324.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se janë hapur disa nga vendvotimet, dhe se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato do të hapen në orën 13:00 me orën lokale të Kosovës.

“Në Shtutgart dhe Zvicër janë hapur përfaqësitë diplomatike. Në Mbretërinë e Bashkuar pak më parë kemi marrë konfirmimin se ka filluar votimi në ambasadën e Londrës. Në Belgjikë është hapur ambasada në Bruksel, në Austri ambasada në Vjenë, në Francë ambasada në Paris dhe konsullata në Strasburg, në Itali ambasada në Romë dhe konsullata në Milano, në Turqi është hapur konsullata e cila është e vendosur në Stamboll. Po ashtu në Norvegji ka filluar procesi i votimit në ambasadën në Oslo, gjithashtu në Lubjanë të Sllovenisë, në Suedi gjithashtu në ambasadë, në Danimarkë në konsullatën e Kopenhagen, po ashtu edhe në ambasadën e Kosovën në Kroaci në Zagreb, edhe në Holandë në ambasadën në Hagë, në ambasadën e Kosovën në Pragë të Çekisë, në ambasadën e Hungarisë në Budapest, si dhe në ambasadën e Kosovën në Maqedoni të Veriut në Shkup”, tha Elezi.

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ së Kosovës
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ së Kosovës

Votimi sot zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Kujtojmë se gjithsej në Kosovë janë 104 924 votues të regjistruar për të votuar jashtë vendit. Pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të votojnë me postë.

Por edhe ky proces ka hasur problematika. Të enjten prokuroria nisi hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq nuk e di ende zyrtarisht se çfarë ka ndodhur pas raportimeve në media lidhur me këtë çështje.

Next Post
UBT bashkëpunim me “BOKU”, ish-Rektori i Vjenës: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm

UBT bashkëpunim me “BOKU”, ish-Rektori i Vjenës: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve…

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve…

November 3, 2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

November 3, 2026
KQZ ultimatum partive politike: Keni 24 orë afat për heqjen e posterave!

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

November 3, 2026
Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In