Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet në një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin sociale Facebook, Gjekmarkaj tregon se gjatë takimeve të shumta me personalitete të rëndësishme, ditën e sotme ka pasur dhe një takim me Nada Zohdy, drejtoresha e organizatës”Open Gov Hub” e cila së fundmi ka hapur edhe një degë në Tiranë.
Gjekmarkaj zbulon se zonja Zohdy së shpejti do të vizitojë Shqipëri, duke e parë këtë si një shenjë të fortë të vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj vendit tonë.
Reagimi i plotë:
Ditë të paharrueshme në Washington me mikpritesit e mi, tek një nga organizatat me të rendesishme në Botë ,”Open Gov Hub” per qeverisjen e mirë, trasparencen , llogaridhenjen perfshirjen civile, luften kunder korrupsionit prioritete keto të administrates së Presidentit Biden për promovimin e demokracisë. Pata kenaqesinë e madhe per disa ditë të marr pjese në trajnime dhe takime me vlere të drejtuara nga zonja Nada Zohdy një nga protagonistet kryesore në lidhjen mes organizatave amerikane dhe atyre arabe gjatë në zgjimin e “pranveres arabe” ! Per fat të mirë sëfundi “Open gov hub” ka hapur degen e saj në Tiranë me drejtor ekzekutiv z. Edison Frangu. Fakti që zonja Zohdy një personalitet i spikatur i të drejtave të njeriut dhe promovimit të vlerave të demokracise dhe drejtuese e mbi 60 organizatave nderkombetare së shpejti do vizitojë Shqiperinë është një shënjë e forte e vemendjes së shtuar të SHBA mbi vendin tonë!