• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Nënë Tereza dhe “dehja” e Kombëtares

by Qamil Xhani
27/05/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndaj mos u çudisni kur serbët pretendojnë se Skënderbeu është sllav, apo maqedonasit e bëjnë Nënë Terezën të tyren. Me këto debate idiote që zhvillohen këtu, ne nuk jemi të aftë të mbajmë për vete heronj dhe shenjtorë. Edhe një muze afër Xhamisë e quajmë provokim të rëndë. Ironia qëndron në faktin se jemi të njëjtët njerëz që mburremi gjithë ditën për tolerancën fetare”…

Nga Qamil Xhani

Dy ngjarje në dukje pa lidhje me njëra-tjetrën kanë rikthyer një debat që mediat dhe opinioni publik kujdeset ta mbajë larg axhendës së ditës. Në fakt, çështje të tilla ngrenë kokë herë pas herë dhe ne çuditemi se në këtë vend paska edhe moskuptime kaq të thella dhe ndarëse.

E para është kërkesa e Forumit Mysliman të Durrësit drejtuar kreut të Bashkisë, Vangjush Dako, kundër ngritjes së muzeut “Nënë Tereza” në Durrës. Forumi Mysliman e quan provokim ngritjen e një muzeu për nder të asaj që do të jetë Shenjtorja e Parë Shqiptare e njohur zyrtarisht nga Vatikani. Muzeu është një projekt shqiptaro-italian. Inaugurimi i tij do të bëhet më 4 shtator, ditën që Papa Françesku do të shpallë zyrtarisht Shenjtore Nënë Terezën. Ajo që nga Forumi Mysliman quhet si provokim fetar, në fakt është një objekt sa artistik aq edhe kulturor. Muzeu, të paktën në modelin që është konceptuar, do të ketë objekte personale të Nënë Terezës, piktura dhe fotografi nga aktiviteti i saj humanitar. Brenda godinës do të jenë pamje filmike dhe fotot me shprehjet më të njohura të Nënë Terezës. Në mbështetje të kësaj nisme, Bashkia e Durrësit është vetëm një nga institucionet. Pjesë e mbështetjes janë edhe disa personalitete ndërkombëtarë fitues të çmimit “Nobel për paqen”. Për ngritjen e kësaj vepre, në kujtim të Nënë Terezës kanë rënë dakord të gjitha komunitetet fetare shqiptare, përfshi edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Ajo që çudit tashmë është reagimi i pakuptueshëm i Forumit Mysliman Shqiptar. Forumi duhet ndarë nga Komuniteti. Forumi nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Komunitetit Mysliman, që drejtohet nga Skënder Bruçaj. Por pavarësisht ndryshimit mes Forumit që përfaqëson individë dhe Komunitetit që është zëri zyrtar i myslimanëve, reagimi i djeshëm është shqetësues. Një muze për nder të një shqiptareje të madhe nuk i prish punë askujt. Përkundrazi i jep më shumë pikë Shqipërisë dhe një dimension ndërkombëtar. Nuk ka rëndësi nëse është një muze për një katolike, myslimane, ortodokse, apo edhe protestante. Është një muze për një shqiptare të madhe që ky vend nuk e ka vlerësuar siç duhet. Deri në vitet ‘90, Shqipëria komuniste me një sjellje të pashembullt e mbajti larg vendit një figurë epokale si Nënë Tereza. Sot jetojmë në tjetër kohë, duhet që të paktën edhe si një shlyerje faji të nderojmë kujtimin e saj qoftë edhe në mënyrë simbolike. Nëse Nënë Tereza nuk u pëlqen si figurë fetare e shekullit të kaluar, pranojeni si një humaniste të jashtëzakonshme që la gjurmë në gjithë globin. Nëse edhe humanizmi vlerësimi për njerëzit vetëmohues ka vdekur në këtë vend, atëherë pranojeni si shqiptare dhe si bashkëkombësen e vetme që ka fituar çmimin “Nobel për Paqe”. Në të gjitha rastet Nënë Tereza është një figurë që i bën nder këtij vendi. Ndaj dhe një reagim pa sens i Forumit Mysliman nuk i zbeh vellon e Shenjtërisë. Vetëm se reagime të tilla lënë shijen e hidhur të qëndrimeve mohuese ndaj figurave tona kombëtare. Një debat i tillë zë vend në media edhe për Skënderbeun, për Ismail Qemalin apo figura të tjera. Sigurisht, rreth këtyre figurave ka mite që duhen diskutuar me nota realiste. Por në këtë vend çmitizimi kthehet në asgjësim dhe humbje të identitetit duke i “vrarë” këto personalitete. Ndaj mos u çudisni kur serbët pretendojnë se Skënderbeu është sllav, apo maqedonasit e bëjnë Nënë Terezën të tyren. Me këto debate idiote që zhvillohen këtu, ne nuk jemi të aftë të mbajmë për vete heronj dhe shenjtorë. Edhe një muze afër Xhamisë e quajmë provokim të rëndë. Ironia qëndron në faktin se jemi të njëjtët njerëz që mburremi gjithë ditën për tolerancën fetare.

Ngjarja e dytë ka të bëjë me kombëtaren e futbollit dhe nga mediat është trajtuar si një lajm “shoubizzi”. Mërgim Mavraj, një besimtar i devotshëm mysliman refuzon të mbajë fanellën e Kombëtares shqiptare. Arsyeja ka të bëjë me një pije alkoolike që reklamohet në veshje për kompaninë që sponsorizon ekipin. Si besimtar i devotshëm, Mavraj e quan “harram” reklamimin e alkoolit. Është e njëjta fanellë në të cilën shkruhet vargjet e famshme “Ti Shqipëri me jep nder…”. Mavraj është një lojtar që ka qenë pjesë ekipeve gjermane, të cilat në veshjet e tyre e tyre kanë më shumë sesa një reklamë birre. Simbole të tilla nuk kanë qenë problem më parë për të, por vetëm për fanellën e Kombëtares. Logot në Kombëtaren e futbollit nuk janë çështje preference ndaj alkoolit, është një logjikë marketingu dhe ekonomie, që mban në këmbë edhe skuadrat më të fuqishme në botë. Mavraj është në të drejtën e tij të jetë besimtar më i devotshëm se kushdo. Megjithatë, kur vjen fjala te ndeshja, Mavraj luan për Kombëtaren e Shqipërisë, jo për një ekip që sponsorizohet nga ai vetë apo ndonjë Ligë Arabe. Se ku dhe sa beson Mavraj është çështje personale. Në ekip është thirrur si lojtar i Kombëtares dhe jo si besimtar i devotshëm. Sepse nëse shtohen njerëz të tillë në Kombëtare, ndonjë ditë nuk do pranojnë të luajnë, bie fjala, me Anglinë që ka në fanellat e ekipit kombëtar Kryqin e Shën Xhorxhit.

Një debat i tillë mund të vazhdojë pa fund me “pro” dhe “kundër” dhe është më i dëmshëm se çdo reklamë pijesh që dehin. E vetmja mënyrë për ta shmangur është që lojtarët të sillen si pjesë e ekipit të Kombëtares, jo si pjesë e besimeve që përfaqësojnë. Në fund të fundit, “fe” zyrtare e Kombëtares është Shqipëria.

KJ

Next Post

Ja arsyet pse njerëzit në lidhje tradhtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In