• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëna e dy fëmijëve u vra nga grabitësit në makinë në afërsi të banesës së saj, arrestohet bashkëshorti. Në pranga dhe…!

by Java News
01/12/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Murselit e cila u vra ditën e djeshme brenda në makinë nga grabitësit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Media Kosovare “Indeksonline” bën me dije se Naim Murseli dyshohet si i implikuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës informon se ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së ish këshilltarit të Behgjet Pacollit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.

Në informacionin e saj polici nuk jep detaje mbi personat e arrestuar por një nga mediat kosovare, index, hedh dyshime se njëri prej të arrestuarve është Naim Murseli.

Në kuadër të arrestimeve janë kryer dhe bastisje në  dy lokacione në Gjakovë.

Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në makinë në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me makinë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.

Naim Murseli, i cili është këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe Liridona Murseli kanë jetuar në Suedi dhe ishin kthyer në Prishtinë pak muaj më parë.

Njoftimi i policisë

Grabitje me pasoja të vrasjes

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

-INFORMACION SHTESË

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë./m.j

Next Post
Dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit, flet vjehrri: Naimi i tha ik, dil! Avokati i njohur: Ngjan si vrasje e planifikuar

Dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit, flet vjehrri: Naimi i tha ik, dil! Avokati i njohur: Ngjan si vrasje e planifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

October 25, 2026
Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

October 25, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

October 25, 2026
PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

October 25, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

October 25, 2026
Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës

October 25, 2026
Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

Tensione në zgjedhjet në Serbi! Persona të maskuar futen me forcë në qendrën e votimit

October 25, 2026
“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In