• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec: Gjykatësi është kërcënuar, vendimi i GJKKO i turpshëm!

by
27/07/2021 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi në Gërdec,  Zamira Durda nuk e ka marrë ende përgjigjen pse djali i saj i vogël, vetëm 7-vjeç Erisoni ka vdekur, pasi nuk e pranon që ishte një ‘aksident teknologjik’ dhe fajtorët edhe sot enden të lirë pa i hyrë “asnjë gjemb në këmbë”.

Këtë e ka shndërruar në mision jete, e ndërsa sot është më e zhgënjyer se kurrë nga drejtësia e re, tek e cila shpresonte shumë. GJKKO refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes asokohe kur shpërtheu Gërdeci. Vendim i turpshëm dhe qesharak e ka quajtur ajo në intervistën ekskluzive për Report Tv e ndërsa hedh akuza në drejtim të gjyqtarit Erion Çela, duke thënë se është kërcënuar.

“Për mua ky gjyqtar ka marrë presion, në dhomë Këshillimi një gjyqtar i vetëm  nuk kishte nevojë që të mbyllej, vendim i turpshëm, qesharak. Kemi çuar në prokurorinë e rrethit, na thonë nuk kemi akses se është një çështje në gjykatën e lartë, është një vakancë institucionale, me prokurorinë kam qenë në gjyqe, në gjykatën e Apelit, me gjithë këto vendime nuk është hetuar kjo çështje. Kishim shpresa te SPAK se SPAK është krijuar për këto vepra dhe pushtetar dhe ish pushtetarë dhe pritëm që SPAK nuk kishte mendojë që t’i drejtohej gjykatës, por që të riniste vetë hetimet, kjo ishte një mundësi që SPAK të hetonte, nuk ka pse t’i drejtohej gjykatës. Ne i kemi bërë të gjitha hallkat, ca duhet të bëjmë me shumë. SPAK duhet të fillojë që nga emërim që ka marrë aksident teknologjik, më tregoni mua ku ishte teknologjia, Gërdeci më iku nga babëzia për para , më iku fëmija 7 vjeç, aty vepronte ushtria shqiptare, këtë përgjigje të më japin, pse nuk jeton fëmijë ime”, ka rrëfyer Durda.

Durda hedh edhe dyshime se pas këtij vendimi, ka dorë politika, e në këtë rast sipas saj janë bërë bashkë të gjitha palët në përpjekje për të mos lejuar që e vërteta të dalë në dritë. Megjithatë, si një nënë që ka humbur një copëz të shpirtit, nuk do të rresht së kërkuari drejtësi deri në Strasburg.

“Me këto që ka ndodhur, patjetër që janë bashkë, ky vendim këtë thotë, por unë nuk do hesht, këtë çështje e kam në Strasburg. A ka jetuar në Shqipëri ky gjyqtar? S’na ka thirrur askush për të dëshmuar. Mbase për gjyqtarët dhe institucionet shtetërorë mund të mbyllet, por për ne familjarët nuk është mbyllur. Motivi i jetës sime është që të vendos drejtësi për Gërdecit, do vazhdoj se me Gërdecin janë bërë shumë, ata që e bënë, ata që e hetuan, e gjykuan, u gjykuan nga një bandë kriminale, ata s’janë asnjëri në sistemin e drejtësisë”, ka rrëfyer ajo për Report Tv.

Zhgënjimit nga drejtësia e re dhe politika i shtohet edhe ai për SHBA-në. Duke iu drejtuar me emër dhe mbiemër, ambasadores, Yuri Kim, Durda thotë se kjo e fundit nuk mund të flasë për drejtësi, në një kohë kur SHBA-ja i ka ofruar strehim, Luan Hoxhës, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, një person që ka dijeni për çështjen. Durda mjaftohet që të ketë një vendim nga gjykata shqiptare, edhe sikur fajtorët të marrin një dënim minimal.

“I drejtohem SHBA-së, ata mbajnë Luan Hoxhën në azil politik, një person që ka pasur dijeni dhe është i dënuar 6 vjet, e kaq mjaftohem, ca drejtësie më flet ajo mua”, shtoi ajo…

Dhimbja për humbjen e djalit të saj, kur ishte vetëm 7-vjeç i është kthyer në forcë dhe pavarësisht lodhjes dhe endjes në gjykata, nuk do e ndalë në rrugëtimin e saj për të kërkuar drejtësi…

“Sot e tij po festojnë ditëlindjen, ai i imi po tretet në dhe, pse, se doli të luajë me biçikletë ky është faji i tij?…”, përfundoi ajo. /shqiptarja.com/

b.h

Next Post
Ironia e Kreshnik Spahiut me opozitën: Këta meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet

Spahiu publikon foton e Metës: Kur ndjen se t'ka ardhur fundi, fillon i lutesh Zotit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In