Shpëtohet në Thumanë Lindita Cara, e cila ka qënruar nën rrënoja për gati 16 orë. Shpëtimi i saj është bërë nga zjarrfikësit grekë, e reja është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë që ende vijojnë operacionet e shpëtimit në Kënetë, Durrës dhe Thumanë.
Familja Cara kishte mbetur nën rrënoja që prej orëve të para të mëngjesit. I pari që ia doli që të shpëtonte ishte babai i saj Robert Cara, ndërkohë që ende nuk dihet fati i nënës së saj dhe tre vëllezërve të tjerë. /e.s/