• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 507 familje të prekura nga tërmeti. Ja lista e plotë

by Java News
26/11/2019 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën prej 507 familjesh që do të marrin shpërblim financiar për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre nga tërmeti i 21 shtatorit. Këshilli Bashkiak miratoi vendimin “Për dhënien e ndihmës financiare” për plotë familje që kanë pësuar dëme ndërtimore si pasojë e tërmetit të dy muajve më parë, duke iu ardhur atyre në ndihmë për të rikonstruktuar banesat e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoj se përveç 507 emrave që u miratuan sot, shumë shpejt do të vijë edhe një listë tjetër familjesh që marrin dëmshpërblim.

“Mesa duket historia e këtij qyteti është që jo 1 herë apo 2 të rrëzohet, por 100 herë të rrëzohet prapë do të ngrihet në këmbë. Kështu që besoj se sfida për rikuperimin e mbi 500 shtëpive të dëmtuar është disa herë më e madhe se sa 21 shtatorit, por edhe një ngushëllim i madh, të paktën për Tiranën duke qenë se u kursyem nga jetët e njerëzve, mundet t’u japim kurajo për t’u thënë: Është keq, por ka edhe më keq. Tani që kemi jetën të fokusohemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Durrës dhe Thumanë dhe pasi të mbarojë shpëtimi do të shqetësohem për çdo tjegull, pllakë, tullë që duhet të vendosim. Vendimi më i rëndësishëm për sot është një vendim për 507 familje të cilat janë prekur nga tërmeti i datës 21 Shtator por edhe dhe tërmeti i sotëm. Na rezulton që tipologjia e familjeve që atëherë u prekën sërish sot janë prekur sërish sepse janë po ato shtëpi të ndërtuara po në atë mënyrë, po në ato kodra dhe vende të vështira në Tiranën periferike në po atë qerpiç në një vend që kishte rënë çatia sot kishte rënë komplet”, u shpreh Veliaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se familjet e tjera të cilave shtëpitë iu shkatërruan plotësisht dhe iu bënë të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit do të hyjnë në banesat e reja shumë shpejt. “Ndërkohë që rreth 59 familje që ishin tashmë të rrënuara sot në fakt shtëpia e re ose shtëpia që është në ndërtim i bëri ballë edhe besoj që duke filluar nga kjo fundjavë do të futen 59 familje në shtëpitë e reja që janë bërë nga Bashkia e Tiranës dhe komuniteti i donatorëve”, tha Veliaj. /e.s/

Lista perfundimtare personave qe perfitojne ndihme financiare nga demet e termetit

Next Post
“Thellësisht të prekur për jetët e humbura”, DW: Valë solidariteti me Shqipërinë nga Europa

A do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme? Rama: Nesër është dita për të menduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com