• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Rama: Ndarje nga Maqedonia e Veriut? Nuk jemi në këto kushte

by A R
16/10/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për gazetaren e A2, Klementina Cenkollari, ku foli për situatën aktuale të bisedimeve për negociatat.

Rama theksoi për A2 se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Europën dhe “duhet të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm”.

Edi Rama: Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Presidenti Tusk është një avokat i palëkundur i procesit. Kemi shkëmbyer informacionet e orëve të fundit. Përpjekjet vazhdojnë. Më e mira do të ishte një zgjidhje kompromisi, por mund të ndodhë gjithçka, çdo opsion është i hapur. Ka një përpjekje të brendshme të shumë vendeve për të bërë më të mirën dhe për të mos e lënë procesin të hyjë në hulli të panjohur.

Klementina Cenkollari, A2: A i druheni një skenari për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut? Në rast të tillë, a do të ishte ky një dështim i Tiranës?

Edi Rama: Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshinë ne si Shqipëri. Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë. Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit.

Ky është një raport i rëndësishëm për Europën në raport me vetveten dhe të ardhmen e zgjerimit. Nuk është thjesht një moment i rëndësishëm jashtëzakonisht shumë për ne si Shqipëri. Në këtë moment të rëndësishëm për Europën është shumë e rëndësishëm që ne të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm. Ashtu si kundër, nuk kemi pse të jemi optimist pa arsye”, tha Rama.

Next Post
“Mu bëfshin helm për fëmijët nëse kam vjedhur”, del VIDEO e përplasjes së Kryemadhit me qytetaren

Kryemadhi, entuziaste për "JO"-në e Macron: Të marrim armët dhe të bëjmë revolucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com