Kryetari i Partisë Republikane pas takimit që zhvilloi me Partinë Socialiste për Presidentin e Republikës tha se opozita duhet të jetë një e tërë në proces.
“Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Ne kemi vendosur si ‘Aleanca për ndryshim’ që propozime t’i bëjmë brenda opozitës. Nëse nuk do të ketë një qëndrim opozitar nuk marrim pjesë në proces.
Unë nuk i ndal në të Rithemelimit apo ku di unë si i quani ju. Për mua të gjithë deputetët ashtu siç e përcakton opozita janë të detyruar të marrin pjesë në këtë proces. Unë nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë. E shikoj absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka figura politike të rëndësishme politike në vend”, tha Mediu.
/a.r
Humori vazhdon me opozitaret .Ju sikur keni vendim8n dhe pa ju presidenti i ri nuk zgjidhet !