• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me Bardhin, deputeti i PS: Jo presion ndërkombëtar. Dështim i lëvizjes së opozitës, jo tërheqje e socialistëve

by Java News
08/03/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmet e A2 CNN të raportuara me burime se Rithemelimi dhe Mazhoranca janë një diskutime, e ka konfirmuar edhe deputeti socialist, Xhemal Qefalia. I ftuar në Ditarin e pasdites, me gazetaren Bruna Çifligu, Qefalia u shpreh optimist se nga ky takim  do të dalë “tymi i bardhë”. Ai ka zbuluar në studion e A2 CNN se ftesa për t’u ulur në tryezë me opozitën ka qenë aty më herët, por nuk është bërë e mundur për shkak të përçarjes së tyre. Tashmë, që shumica e opozitës është bashkë, Qefalia tha se u bë e mundur nisja e negociatave për normalizimin e seancave plenare.

“Po vijnë kur kemi një farë bashkimi të opozitës, nuk vinin dot më parë. Ftesa ka qenë më parë dhe tani kanë ardhur për t’u ulur në dialog, mazhorancës i takon që të jetë më tolerante, nuk është bërë kjo ulje se ne kemi parë deputet që janë ngjitur nga dritaret, ka një frymë dialogu dhe jam e sigurt që do kthehet në normalitet, gjërat janë duke shkuar në normalitet të plotë”, tha Qefalia.

Për rrjedhojë, ai thotë se negociatat nuk kanë ardhur si pasojë e presionit ndërkombëtar. Sipas tij, është më shumë dështim i opozitës, se tërheqje e socialistëve.

“Nuk ka pasur asnjë presion ndërkombëtar. Është më tepër dështim i lëvizjes së opozitës, kanë kuptuar se nuk arrihet me forcë, por me forcë argumenti”, deklaroi Qefalia.

Ai ka zbuluar edhe disa kërkesa që ka hedhur opozita në tryezë, por që sipas tij jo të gjitha janë në dorën e socialistëve.

“Ka disa kërkesa, kërkesa primare ka qenë se kush e drejton PD, gjë që nuk e jep as Nikolla dhe askush, dhe krijimi i komisioneve dhe ne jemi për të ngritur komisione, kërkesë tjetër është se kush do jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, kjo është një gjë që mund ta zgjidhin me njërin tjetrin, se s’mund ta japë PS”, shtoi deputeti.

Duke shprehur se është i vetëdijshëm që nuk është një seancë normale ajo që zhvillohet në Kuvend ku ligjet miratohen për 7 minuta, Qefalia u shpreh besimplotë se gjërat do të ndryshojnë, ndoshta dhe në seancën e radhës./m.j

Next Post

Sali Berishës i duhen negociatat vetëm për t'u legjitimuar nga shumica si palë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com