• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Negociatat, liderët të veprojnë, sinjalet nuk mjaftojnë”

by A R
16/10/2019 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian duhet të pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ulen në tryezën e negociatave të anëtarësimit me unionin këtë javë, pasi gjithçka tjetër do të ishte një gabim i rëndë politik, thotë në një opinion eurodeputeti bullgar, njëkohësisht president i Partisë së Socialistëve Europianë, Sergei Stanishev për rrjetin e pavarur mediatik ndëreuropian, Euractiv.

”Aq e çuditshme sa është, sot gjendemi në një moment të vështirë. Liderët e Ballkanit Perëndimor po tregojnë lidership më të mirë sesa ata europianë, të cilët i shohin si model.

BE do të bëjë një gabim të rëndë politik në mbledhjen e kësaj jave të Këshillit Europian, nëse vendos të mos i hapë dritën jeshile  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  për fillimin e negociatave të anëtarësimit, siç është rekomanduar nga Komisioni për dy vite me radhë.

Në vitin 2014, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri publike deklaratën e tij ”jo zgjerim për pesë vitet e ardhshme”.

Fakti ishte i vetëkuptueshëm, por mesazhi ishte i dëmshëm për procesin. Me gjithë problemet për Brexit-in, migracionin, marrëdhëniet transatlantike dhe kriza të tjera, BE la vetëm Ballkanin Perëndimor duke shpresuar për më të mirën.

Nëse sot qëndrojmë një hap më afër pranimit të tyre, kjo është vetëm sepse socialdemokratët europianë nuk u dorëzuan.

U angazhuam pozitivisht me procesin dhe mbështetëm liderët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi, që përparuan përtej çdo parashikimi, shpesh duke paguar një çmim të lartë politik.

Maqedonia e Veriut nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, dhe një traktat të veçantë me Bullgarinë, duke premtuar marrëdhënie më të mira fqinjësore.

Udhëheqësit e Ballkanit janë të vendosur ta lënë pas të shkuarën dhe kanë ndërmarrë vendime të vështira për të çuar vendet e tyre drejt një epoke të re. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, është mundësia të flasim për të ardhmen e këtyre vendeve dhe jo për të kaluarën e trazuar.

Kushtet janë përmbushur. Moszgjerimi i kufijve te BE-së nuk është më perspektiva kryesore.

Populistët dhe nacionalistët kanë humbur fuqinë e tyre. Megjithatë, ne do ta humbasim këtë mundësi vetëm sepse një qeveri e BE-së është kundër.

Shpeshherë, me të drejtë themi se BE-ja është një bashkësi vlerash. Bazohet në vlera të përbashkëta, por edhe në besim dhe solidaritet të ndërsjellë. Kuptimi themelor është që të gjithë veprojmë në interes të përbashkët për të mbrojtur të mirën, paqen, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët.

Nëse nuk vlerësojmë angazhimet ndaj njëri-tjetrit, rrezikojmë jo vetëm besueshmërinë, por vetë nocionin se ne kujdesemi dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Pa këto angazhime, nuk jemi as të bashkuar dhe as komunitet, thjesht aktorë egoistë që ndjekim interesin tërësisht vetjak në një lojë të pamëshirshme.

Ky nuk është Bashkimi Europian që Etërit Themelues parashikuan, as BE-ja që qytetarët tanë presin. Padyshim që nuk është një BE që mund të përparojë dhe të shkëlqejë në një botë të trazuar të shekullit XXI.

Qytetarët janë të lodhur nga udhëheqësit që dërgojnë thjesht sinjale. Të lodhur nga liderët që vendosin interesat e tyre afatshkurtra politike para çdo gjëje tjetër ose që fshehin interesat personale prapa interesave kombëtare. Shpesh njerëzit e shohin institucionin e BE-së si zgjidhje të të gjitha problemeve, si arsye të paaftësisë sonë për të vepruar.

Në më të shumtën e rasteve është sjellja e udhëheqësve kombëtarë që pengon BE-në të arrijë atë çfarë u ka premtuar qytetarëve. Duke nisur nga mungesa e zgjerimit të zonës Schengen, krizës së borxhit të Greqisë dhe çështjes së migracionit, deri në “privatizimin” e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Është koha që edhe udhëheqësit kombëtarë të mbajnë përgjegjës për dështimet e BE-së, dhe jo vetëm Këshilli, i cili vetëm mund të premtojë rishikim e çështjes vitin e ardhshëm. Na duhet veprim vendimmarrës dhe përgjegjësi.

Kemi nevojë për këtë veprim, tani, jo sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interesat tona më të mira politike, ekonomike dhe të sigurisë, por sepse politika nuk toleron boshllëk, i cili shumë shpejt do të mbushet nga të tjerët.

Ndërkohë Trump është i zënë duke rritur madhështinë e dikurshme të SHBA-së, Erdogan gjithashtu të Turqisë.

Shumë ambicie për madhështi kryqëzohen në Ballkan, dhe shumë aktorë vendas janë të etur të ringjallin fantazmat e së kaluarës për të arritur vizionet e tyre të madhështisë.

Duke iu referuar historisë së trazuar të Ballkanit, kuptojmë sa lehtë mund të thyhet besimi dhe si mund të humbasin miqësitë midis kombeve dhe popujve. Por për çfarë? Besoj se këtu ka një mësim. Disa vende fqinje të BE-së nuk po tregojnë shembullin më të mirë me udhëheqës, që besojnë se janë gjithashtu të destinuar për madhështi.

Të gjithë e dimë se vizionet për madhështi i kanë kushtuar shtrenjtë njerëzimit, në jetë të humbura, shpirt njerëzor të vrarë, në kaos dhe në shkatërrim. Udhëheqësit e sotëm, të cilët aspirojnë të formojnë dhe udhëheqin Europën dhe botën duhet ta dinë më mirë këtë.

Ditët e sotme kemi smartfonë, vetura dhe pajisje tepër inteligjente. Do të na hynte në punë dhe një udhëheqje inteligjente. Jo ngacmimi, shantazhi, ndalimi për çdo çështje, pa kontribuar ose paraqitur zgjidhje.

Kemi nevojë për udhëheqje të vërtetë, jo për vizione.

Udhëheqësit e vërtetë ndërmarrin veprime. Të tilla si hapja e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë të enjte. Kjo do të ishte zgjidhja inteligjente dhe europiane”, përfundon opinionin e tij eurodeputeti bullgar, njëkohësisht president i Partisë së Socialistëve Europianë, Sergei Stanishev për rrjetin e pavarur mediatik ndëreuropian, Euractiv.

Next Post
Kjo PD mëkatare, nuk vjen kurrë në pushtet

Basha frymëzohet nga Berisha, rikthen sloganin "Koha për ndryshim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

September 23, 2026
Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

September 23, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com