• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ “Financial Times”: Macron fundosi politikën e zgjerimit të BE, minoi besimin dhe destabilizoi Ballkanin

by Java News
23/10/2019 09:44
French President Emmanuel Macron waits for a guest after a meeting with NATO's Secretary-General at the Elysee palace, in Paris, on May 15, 2018. (Photo by GONZALO FUENTES / POOL / AFP)        (Photo credit should read GONZALO FUENTES/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjioze britanike “Financial Times” ka bërë një analizim të situatës në Ballkanin Perëndimor, më veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, pasi ato nuk mundën dot të fillojnë procesin e negociatave me BE-në.

“Financial Times” bën përgjegjës Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që sipas saj nuk i ka marrë përsipër rreziqet që mund t’i kanosen këtij rajoni pas një vendimi të tillë.

“Vetoja e Presidentit francez, Emmanuel Macron, kundër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e kaluar, mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Europën dhe që minon aspiratat e saj për t’u bërë një fuqi gjeopolitike. Me një akt të tillë, Presidenti francez fundosi politikën e zgjerimit të BE-së, duke vendosur për bllokinin e një prej instrumenteve të tij themelore të politikës së jashtme, minoi besimin në premtimet e tij dhe destabilizoi Ballkanin. Jo keq për një punë brenda një nate. Dhe e gjithë kjo, nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën europiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Të dyja vendet e Ballkanit kanë përshkuar një kohë shumë të gjatë dhe një sërë sfidash për të arritur në këtë pikë. Shqipëria u përkul para presionit të BE-së për të kaluar në veting të gjithë gjyqtarët e saj nga një panel i pavarur, ndërsa i dha gjithashtu agjencisë kufitare të BE-së, Frontex-it, qasje në operacionet e Policisë shqiptare në kufi. Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje edhe duke ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dydekadëshe me Greqinë, duke tentuar të hapë rrugën e saj për në BE.

Macron dha dy argumente për vendimin e tij për këto dy vende. E para është që BE-ja duhet të forcojë politikat dhe institucionet e saj ekzistuese përpara se të shtojë anëtarë të rinj. E dyta është se procesi i zgjerimit është në vetvete i gabuar në atë që ofron për anëtarët e rinj. Këto janë argumente të vlefshme. BE-ja duhet të rregullojë vendimmarrjen, të forcojë eurozonën dhe shumë gjëra të tjera. Unioni Europian gjithashtu ka nevojë për mekanizma të rinj për t’i mbajtur anëtarët përgjegjës për ruajtjen e standardeve demokratike.

Ajo duhet të sigurojë që aderimi ka më pak lidhje me përmbushjen teknike të kushteve dhe më shumë është i prirur drejt një ndryshimi thelbësor në kulturën e pluralizmit dhe sundimit të ligjit në këto vende. Por nuk ka asnjë arsye pse këto nuk mund të adresohen pasi BE të fillojë negociatat zyrtare të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një proces që ndoshta do të zgjasë më shumë se një dekadë. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të thella për krimin e organizuar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit, veçanërisht në Shqipëri, mafia e së cilës është bërë e shquar në disa vende të BE-së. Danimarka dhe Holanda gjithashtu kundërshtuan pranimin e Tiranës, duke shprehur rezerva edhe për Shkupin.

Është e vështirë të imagjinohet që zoti Macron të ndryshojë mendimin e tij dhe të shkojë në zgjedhje para votuesve francezë në vitin 2022 me këtë kartë të ndryshuar. Duke mbyllur derën e zgjerimit, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për vende si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilat anëtarësimi është ende një propozim i largët”, shkruan “Financial Times”.

g.kosovari

Next Post
Mitsotakis: Jemi pro integrimit, por kemi rezerva për Shqipërinë tek çështja e pakicave

Mitsotakis: Jemi pro integrimit, por kemi rezerva për Shqipërinë tek çështja e pakicave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com