• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vitin 2025, Berisha bën ende fushatë me Enver Hoxhën: O shkodranë, të përmbysim diktaturën e dytë

by A R
18/03/2025 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë pasdite kandidatët e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Berisha tha se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën për të shembur atë që ai e cilësoi si diktatura e dytë.

Edhe pse 40 vite pas vdekjes se ish-diktatorit, duket se Berisha e njeh si merite te tijen qe diktatura ra ne nje moment.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Demokrate e demokratë, të dashur kandidate e kandidatë për deputete e deputetë të ardhshëm, përfaqësues të qytetarëve dhe banorëve të këtij rrethi, një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme për këtë mikpritje të zjarrtë.

Në Shkodër, në Rozafën e lirisë, njeriu ndjehet më i lirë se kudo tjetër në Shqipëri, se kudo tjetër në botë.

Të dshur miq, askush nuk mund të thotë, nuk mund të shkruajë më shumë për Shkodrën se sa ka thënë historia për këtë qytet.

Ajo histori që shkodranët e kanë shkruar vetë me guxim, me mendje të ndritur, me zemër, me dashuri, me djersë dhe gjak për qytetin e tyre të bekuar në ditët më të vështira të tij,

Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare.

Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën.

Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë.

Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët.

Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë.

Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.

Next Post
Përgatitjet e Kombëtares, yjet kuqezi të gjithë në fushë, Kumbulla i diferencuar

Përgatitjet e Kombëtares, yjet kuqezi të gjithë në fushë, Kumbulla i diferencuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com