• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në veri të Kosovës po riaktivizohet një konflikt i ngrirë, ndaj s’ka vend politika ‘njeri patkoit e tjetri çekanit’

by Çapajev Gjokutaj
29/09/2023 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Nga dolen gjithe ato armë e municione që policia e Kosovës kapi në Banjsko dhe i ekspozoi para kamerave? Shumica e njoftimeve thonë se ishin në makinat që terroristët serbë kishin me vete. Wesly Clarck, njeriu që komandoi bombardimet e Natos kundër Serbisë në 1999, thotë një version tjetër në një intervistë tek Zëri i Amerikës.

“Ajo që është më shqetësuese për mua – tha gjenerali në pension – është se pas incidentit, rezultoi që kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë. E dimë nga përvoja në vitet 1990 se manastiret kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Kjo pervojë nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Kjo është gjëja më shqetësuese. Shpresoj që KFOR të insistojë që manastiret të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse në një klimë të tillë nuk mbete vend për të arritur marrëveshjen e autonomisë të qytetarëve serbë të Kosovës”.

Vështirë të thuash nëse gjenerali Clarck ka informacion për armë që ruheshin në manastirin e Banjskos apo supozon mbështetur në përvojat e viteve ‘90. Parë në kontekstin e intervistës ngjan të jetë më shumë kjo e dyta.

Gjithsesi të bën përshtypje se Kisha Ortodokse Serbe e ka mohuar aty për aty deklaratën e Clarck. “Një inspektim i hollësishëm i objekteve të manastirit i kryer nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i në prani të igumenit Danilo – thotë një deklaratë e dioqezës KOS – konstatoi se brenda manastirit nuk kishte asnjë armë”. Sipas dioqezës armët ishin lenë nga terroristët në oborrin e një ndërtese të manastirit. Po kështu të bën përshtypje se ditën e përplasjes, kur rreth manastirit të Banjskos vazhdonin akoma të shtënat, dioqeza lëshoi një deklaratë që thoshte se serbët e armatosur kishin hyrë me dhunë në hapsirat e manastirit.

Thuhet se po bëhet një hetim ndërkombtar për të gjetur se ç’përfaqsonin terroristët dhe kush i mbështeti dhe i nxiti. Gjithsesi nuk ka nevojë për hetim të dish se Mitrovica dhe Kosova e Veriut, përditë e më shumë gjatë dy dekadave të fundit, kanë marrë trajtën e një konflikti të ngrirë, konflikt që mund të ndizet në çdo çast.

Përballë këtij realiteti shqetsues, ku pala serbe duket e mirëkordinuar në të gjitha strukturat legale e ilegake, politika shqiptare në Prishtinë e në Tiranë duhet të bashkëpunojë ngushtë për strategji e taktika të njësuara dhe jo të vazhdojë avazin “njeri patkoit e tjetri çekanit”.

Next Post
VIDEO / Pas vilave, bastiset edhe restoranti i Radoiçiç. Policia e Kosovës i sekuestron veturat luksoze

VIDEO / Pas vilave, bastiset edhe restoranti i Radoiçiç. Policia e Kosovës i sekuestron veturat luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In