• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në vend mbizotëron varianti Omicron”/ Manastirliu: Duhet të vijojmë me dozën përforcuese

by Java News
18/01/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila do t’ju shërbejnë rreth 5000 banorëve të kësaj zone.

Duke siguruar qytetarët për gatantimin e testimit pranë qendrave shëndetësore, Manastirliu ka deklaruar se aktualisht në vend mbizotëron variantin i ri Omicron dhe gjithashtu qarkullon edhe varianti Delta.

“Kemi një situatë që paraqitet me një rritje të incidencës sa i përket rasteve COVID19. Është vënë re qe ka një përqindje të lartë të qarkullimit Omicron dhe nga  informacionet që vijnë nga ISHP ka një përqindje të theksuar të qarkullimit të Omicron kundrejt variantit Delta që ka qenë më parë. Kjo do të thotë që duhet të jemi të kujdesshëm sepse rritja e numrit të infektimeve sigurisht shkakton edhe rritje të numrit të personave të cilët mund të shtrohen në spitale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme, kjo falë edhe punës e ndjekjes sipas protokolleve të pacientëve edhe nga mjekët e familjes.

“Edhe me variantin e ri Omircon ku ne jemi duke ndjekur impaktin e tij mbi të gjithë popullatën me Komitetin Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke ndjekur në dinamikë situatën, praktikisht numrat e rritur në mënyrë eksponenciale të qarkullimit të COVID19 në vendin tonë, nuk janë shoqëruar edhe në mënyrë eksponenciale me rritjen e shtrimeve në spitale. Por ajo çfarë është e rëndësishme është që duhet të vijojmë me dozën përforcuese për ata që janë vaksinuar me dy doza pasi dhe studimet tregojnë që kjo dozë ndihmon shumë nga simptomat e rënda edhe ul riskun për humbje të jetës”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në të gjitha qendrat shëndetësore në territor po kryhet testimi i shpejtë për kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve.

“Në qendrat tona shëndetësore ofrohet edhe testimi i shpejtë i antigenit dhe është një testim, i cili ndihmon shumë mjekun e familjes për të bërë verfikimin apo diagnozën diferenciale dhe për të ndjekur në vijim pacientët e prekur nga COVID19, në mënyrë që të luajmë atë rol që nevojitet në raport me kujdesin që shëndetësia duhet të ofrojë për çdo qytetar qoftë në sistemin ambulator apo në trajtimin në shtëpi por gjithashtu edhe për të referuar në momentin e duhur pranë strukturave tona spitalore dhe spitalet COVID”, tha Manastirliu.

Këto deklarata Ministrja Manastirliu i bëri nga qendra e re Borizanë, pikë e Qendrës Shëndetësore Thumanë, e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo qendër ofron shërbim me standarde për 5,000 mijë banorë. Investimi është financuar nga Qeveria e Zvicrës. përmes Projektit ‘Shëndet për të Gjithë’, në mbështetje të programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare.

Next Post
Të shtënat te liqeni, flet 63-vjeçari: Autori, rreth 25 vjeç. Qëlloi direkt me armë

Të shtënat te liqeni, flet 63-vjeçari: Autori, rreth 25 vjeç. Qëlloi direkt me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Kinës, regjistrohet një rast me HMPV në Selanik! Nis transmetimi ndërkombëtar i virusit të ri?

Deri në 8 javë intubim dhe 6 muaj simptoma. Zbulohet çfarë ndodh pas infektimit me Hantavirus

May 14, 2026
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancën me Ramën, Peleshi: Nuk përmbush qëllimin kushtetues

May 14, 2026
LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend

May 14, 2026
FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

FOTO / Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump

May 14, 2026
SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

SHIFRAT / Mbi 2 mijë biznese të reja në prill, dominon kryeqyteti

May 14, 2026
“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

May 14, 2026
FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026

May 14, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

ODIHR del me raport urgjent për financimin e partive: Më shumë transparencë dhe kontroll mbi donacionet

May 14, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Pagesat e para nga DIVA, ekspertja: Procesi mund të zgjasë, por e drejta për të kërkuar rimbursimin deri në 5 vite

May 14, 2026
Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In