• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

by Java News
30/03/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zija Çela/

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kushtin që i vura vetes.

Edhe sikur të më fishkëllenin, do të thosha çfarë mendoja unë dhe jo çfarë donte veshi i tjetërkujt. Ky fragment vjen menjëherë pasi rrëfeva se si dikur i pata trokitur në zyrë shokut Xhelil Gjoni për t’i kërkuar dorëheqjen.

“Nuk do të ngurroja sot për të trokitur edhe në Kryeministri apo në selinë e PD-së (për ndonjë dorëheqje) nëse, për të thënë të vërtetën, nuk do të ishim në situata politike krejt të ndryshme, të pangjashme njëra me tjetrën. Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje, lideri i opozitës, zoti Basha, e fton Kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur.

Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë, përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogë të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit”.

“E di se prej entuziazmit vullnetar, ka gjasa që ju do të më kundërshtoni për krahun tjetër, por vërejtja bëhet më e moralshme kur njeriun, të cilit ia drejton, e ke të pranishëm.

Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitje lodhjen e përditshme dhe monotoninë taksative të çadrës? Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar.

Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët.

Prandaj, uroj që si mjet, qoftë çadra e fundit në kryeqytetin tonë, ndërsa kurrë mos u ardhtë fundi protestave të qytetarëve të lirë, sa herë që liritë u shkelën.

Është përgjegjësia e kësaj klase politike që të kemi më shumë dritë, sesa tym. Dhe do të jetë e pafalshme nëse edhe Parlamenti i ri do të ketë më pak mendje e më shumë bark. Korbat hanë cofëtina, mos i lini t’i përdorin sqepat e kthetrat kriminelët me mandat, sepse cubat hanë popullin e tyre”.

Dhe ai takim u bë. Ndër të tjera, zoti Basha i hoqi Kryeministrit mëkatet e ministrive më të kritikuara, duke e marrë opozita drejtimin e tyre, pra edhe kryqin mbi kurriz. Mjeshtri Rama u tregua ”bujar”, duke qenë i sigurt tek epërsia e tregut të zi, atij të blerjes së votave në terren. Por tashmë të gjitha këto dihen.

Nuk dihej vetëm fakti se çfarë atëherë po linim mbrapa, do ta gjenim sërish përpara. Veçse, kësaj here, në të kundërtën e saj.

Sot, Parlamenti është kthyer në çadër. Sot, në atë çadër është ngujuar pozita. Por, si durojnë, mor aman, me kokën në thes e gjynahet në shpinë?! Mblidhen në rrethim, si t’u kenë vënë sytë perde. Mblidhen e flasin, kapardisen dhe marrin vendime. Po me kë flasin, me kë debatojnë, me kë ndahen në Pro e Kundër?!

Me fantazmat e opozitës, që enden në atë sallë. Shëmbëllimet kanë mbetur aty, sepse opozita që ka përfaqësimin politik, ndodhet në sheshet e protestave me elektoratin e saj. Ajo i ka flakur mandatet, i ka bërë nul. E kështu, pozita ka mbetur përballë nulit përballë hiçit, përballë mospërfaqësimit real. Kjo është më tepër se drobitje e rraskapitje, është asgjësim i pluralizmit në demokraci.

Zoti Rama e ka përmendur disa herë Ronaldon, futbollistin e famshëm. Përfytyroni një ndeshje derbi mes Juves e Milanit, ose Barcelonës e Realit. Për arsye të dukshme në fushë, njëri nga ekipet e ndërpret lojën. Çfarë ndodh më pas? A do të guxojë arbitri t’u thotë lojtarëve të stolit që ta vazhdojnë lojën?!

Këta lojtarë të rezervës vërtet janë të federuar, pra, ekzistojnë në listë, por asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë fushën pa autorizimin e trajnerit, që përfaqëson vullnetin e ekipit, të klubit dhe të sportdashësve të tij. Kur dëgjon ndonjë nga deputetët e rezervës të shprehet, “po, e mora mandatin, sepse s’mund të tradhtoj votat e atyre që më kanë zgjedhur”, ndien neveri personaliteti. Ata nuk janë votuar, prandaj dhe nuk janë mandatuar në kohë. Po ta kishin marrë mandatin në kohën e zgjedhjeve, edhe pse jo krejt e arsyetuar në këtë rast, sidoqoftë do të gëzonin njëfarë pavarësie për vendimin individual. Shkurt, sido që të votojnë, të ngjallin trishtim, sepse të kujtojnë manekinët e vitrinave kur mbesin picillak.

Por, Zot na ruaj nga përfytyrime më agresive! Bie fjala, përfytyroni Kryeministrin tonë në bisedime me Kryeministrin e një vendi tjetër. Nga mospajtimi, befas ky yni i ndërpret bisedimet dhe ngrihet nga tryeza. Pastaj merr vesh se ata që ka pasur pas shpinës, pra, plotësuesit e ekipit që ka marrë me vete, i kanë vazhduar bisedimet në kokë të tyre, madje kanë marrë edhe vendime, pa asnjë tagër përfaqësimi.

Askush të mos trembet as brenda, as jashtë. Te ne nuk ka shenja për destabilitetin e vendit. Pritet vetëm vendimi politik i pozitës. Mos i duhet ca kohë? Kohë për të përfunduar çfarë ka mbetur nga Reforma në Drejtësi?

Ndoshta. Mirëpo, çfarëdo të vendoset për këtë reformë, ka për të qenë e kontestuar nga pala tjetër.

As pozita dhe as opozita nuk mund ta mundin njëra-tjetrën, duke ruajtur pozicionet e ngurta që kanë zënë sot. Zgjidhja e ngërçit ka vetëm një perspektivë, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Dhe nuk do të ketë bisedime, por negociata. Ndërkombëtarët do të bëhen gjithnjë e më balancues, pastaj edhe diktues.

Por kur do të dalë ekipi i PS-së nga çadra me kolltukë? Ky vendim u takon forumeve të saj. E rëndësishme është që kur ta kemi kapërcyer këtë krizë, kurrë më të mos na dalë përpara çfarëdo të lëmë mbrapa.

E prandaj, për të shmangur shtysat e precedentit, në Kodin Zgjedhor mund të shtohet një nen për të ardhmen: Forca politike që djeg mandatet në zgjedhjet pasuese hyn me minus 20 vende në Parlament.

Mirëpo, jemi larg kësaj së ardhme. Çështja janë zgjedhjet e parakohshme të kësaj radhe.

Po sikur, pas marrëveshjeve për zgjedhjet e pritshme, për rezultatin të kemi përsëri ankesa, pendesa, ulërima, vjedhje të votave?! Nëse ndodh kështu, atëherë në të s’ëmës të shkojë PD-ja, në të s’ëmës PS-ja, në të s’ëmës LSI-ja, në të s’ëmës politika shqiptare me gjithë Shqipërinë qyqare!(panorama)

Next Post
I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 27-vjeçari. Ja për çfarë akuzohet

MEMALIAJ/ Sekuestrohen 50 kg drogë, 1 në pranga, një tjetër në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të? -

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të? –

September 18, 2026
Lady Gaga dhe Michael Polansky bëhen prindër për herë të parë, lind vajza e tyre

Lady Gaga dhe Michael Polansky bëhen prindër për herë të parë, lind vajza e tyre

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com