• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në spital më tha ia hodhëm vëllaçko”/ 20 vite nga vrasja e presidentit të Tomorit dhe arbitrit Luan Zylfo. Rrëfehet Albano Janku

by Java News
13/05/2020 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E shtunë 13 maj, viti 2000… Mesditë e nxehtë, luhet java e parafundit e kampionatit në “Selman Stërmasi”. Sapo ka përfunduar Partizani-Tomori 0-1, gol i K.Arbërit në minutën e 89-të, ndërsa në Gjirokastër SK Tirana ka barazuar 1-1 dhe në renditjen provizore, Tomori e Tirana janë në krye me 49 pikë. Pak njerëz janë në sheshin para stadiumit, familjarë, të afërm dhe miq që presin futbollistët. Bashkë me ta kanë dalë edhe arbitrat.

luan zylfo

Pas pak, papritur, në një lokal aty pranë, janë dëgjuar të shtëna arme: njerëz të frikësuar që largohen, situatë ankthi, frikë, zëra që bërtasin për ndihmë. Çfarë ka ngjarë? Gjithçka në pak minuta, pastaj lajmi i tmerrshëm: Është vrarë presidenti i Tomorit dhe janë plagosur arbitrat.

Pak më vonë njoftimi tjetër tronditës: Edhe arbitri Luan Zylfo ka humbur jetën! Nga ai 13 maj kanë kaluar 20 vite, por ajo mesditë asnjëherë nuk do të harrohet. Albano Janku, isharbitër i FIFA-s, që ishte edhe i katërt në atë takim, u plagos rëndë. I rikthehet sot ngjarjes, ndonëse e ka të vështirë për shumë arsye ta kujtojë me detaje.

Janku, vlerësim i madh për ndeshjen, kjo ishte edhe arsyeja se përse u zgjodhën arbitra të FIFA-s, apo jo?

Ishte një kërkesë, më shumë e Tomorit, që për atë ndeshje të ishin arbitra të FIFA-s. FSHF caktoi Luan Zylfon, me eksperiencë, si dhe dy asistentë të FIFA-s, Sh. Lamçen e S. Hogun. I katërt isha unë. Të gjithë nga Tirana. L. Konçi ishte vëzhgues, delegatë ishin H. Hitaj dhe i ndjeri V. Zëri. Kujtoj që për Zylfon, kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Pse u ulët pas ndeshjes për kafe?

Ndeshja filloi në orën 15:00 dhe unë nga puna shkova në stadium. Shumë vapë, pak tifozë, më shumë ishin beratas. Ndeshja nuk pati asnjë problem dhe kur po dilnim, menduam të pinim me shpejtësi diçka freskuese. U ulëm te një ish-lokal, “Shelgu” apo “Gjethja”, nuk më kujtohet emri, përballë hyrjes A të tribunës. Ishim vetëm ne arbitrat, Agim Veshi, shoferi i FSHF-së. Kujtoj se Luani nuk donte të vonohej, se e priste gruaja me fëmijët në “Qemal Stafa”, ku në orën 17:00 do të luhej për herë të parë një miqësore e politikanëve Shqipëri-Itali. Luani përgatitej ta martonte vajzën në atë kohë, unë kisha bojaxhiuan në shtëpi e rreth këtyre po bisedonim. Menduam që nga lokali, me makinën e Agimit, të çonim Luanin në stadium dhe pastaj mua në shtëpi.

Zylfo Luan

Dhe çfarë ndodhi?

Sapo u ulëm, vijnë për të pirë diçka edhe Adrian Çobo, “Zhaku”, kështu e thërrisnin, me një shok të tij dhe Dritan Shakohoxhën. Ftuam edhe dy policë, që ishin aty, bashkuam dy tavolina, në njërin krah ishim ulur në vijë të drejtë Zhaku, Luani dhe unë. Të tjerët anash e përballë. As 2-3 minuta pasi porositëm, papritmas një dorë dhe një revole, pas shpine, qëlloi disa herë. As nuk e pamë personin, vetëm kur dëgjuam të shtënat.

 

Çfarë ndodhi në spital?

Na futën në urgjencë, të parin që e mjekuan ishte Luani, pastaj mua, e ndërsa u shkëmbyem të shtrirë në krevatet lëvizëse, Luani ngriti kokën, më pa dhe me humor më tha: “Ia hodhëm vëllaçko”. Duke më mjekuar, dëgjoja që i kishin mjekuar dorën, pasi një plumb rikoshet e kishte plagosur aty, ndërsa plumbin që e kishte në qafë nuk ia kishin hequr. Agimi u nis të blinte në një farmaci një qafore, pasi kështu i thanë mjekët. Kujtoj se afër meje, në krevat kam parë të shtrirë pa jetë të ndjerin Zhaku./ panorama sport

g.kosovari

Next Post
150 euro për të shkuar në BE, arrestohen në flagrancë tre persona që trafikonin klandestinë

150 euro për të shkuar në BE, arrestohen në flagrancë tre persona që trafikonin klandestinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

November 5, 2026
Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In