• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak”/ Nga kujdesi për fëmijët po kalohet tek ai për të moshuarit

by Java News
28/12/2019 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë se dy të moshuar dhe më pak se dy fëmijë. Aktualisht Shqipëria radhitet në ato vende ku popullsia në moshë pune (15-64) vjeç ka më shumë në varësi të rinj të moshës (0-14) vjeç se sa të moshuar mbi moshën 64 vjeç, por kjo varësi po ndryshon me shpejtësi.

Nëse varësia është e lartë për moshat e reja, ky zhvillim në perspektivë është një zhvillim pozitiv, pasi forca e punës do të furnizohet më punonjës të rinj, por nëse varësia transferohet nga moshat e reja drejt të vjetrave atëherë ata që punojnë duhet të kujdesen për një grup moshë që nuk e kthen “investimin”. Në Shqipëri së fundmi struktura e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi nga moshat e reja tek ato të vjetra. Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë, teksa popullsia në moshë pune me njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishte 1.969.996 persona gjatë të njëjtit vit, sipas të dhënave të INSTAT.

Për vitin 2018 raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri është 20,1 % kundrejt 17,9 % në vitin 2014. Nga ana tjetër, raporti i varësisë së të rinjve në vitin 2018 është 25,4 % kundrejt 28,2 % në vitin 2014, duke pasur kështu për një tendencë në rënie të këtij raporti në vendin tonë. Por ende në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç. Nga janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat.

Zhvillimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet, ndërkohë që struktura e saj tregon se popullsia po shkon drejt plakjes. Ekspertët e INSTAT shpjegojnë se kjo si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë, si dhe nga ana tjetër e lindshmërisë, e cila vazhdon të jetë nën nivelin e zëvendësimit.

Nga 1 Janari 2014 deri në 1 Janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me rreth 23 mijë banorë, ose ka rënë mesatarisht me 0,16 % në vit si rezultat i dy komponentëve:
shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto. Shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar rënie gjatë dy viteve të fundit, kjo kryesisht si pasojë e rënies së numrit të lindjeve.

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë, duke ngadalësuar shtesën natyrore të popullsisë. Në vitin 2014 ky indeks shënon vlerën 1,73 fëmijë për grua, duke pësuar ulje nga viti në vit, derisa arrin në 1,37 fëmijë për grua në 2018. Ky indeks është nën nivelin e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua.

Në vitin 2018 jetëgjatësia e pritur ishte 80,5 vjet për femrat dhe 77,4 vjet për meshkujt. Gjatë periudhës 2014-2018 jetëgjatësia për femrat ka qëndruar pothuajse në nivele të njëjta, ndërsa për meshkujt ka pësuar rritje, krahasuar me vitin 2014.

Ndër vite, diferencat gjinore në jetëgjatësinë në lindje, midis femrave dhe meshkujve kanë ardhur në rënie. Kështu, viti 2018 shënon një diferencë prej 3,1 vite midis 2 gjinive, ndërkohë që në vitin 2014 kjo diferencë ishte 3,9 vite. Gjatë këtyre pesë viteve, diferenca ishte më e ulëta në 2017, me 2,9 vite. Mosha mediane e popullsisë është indikator që tregon qartë tendencat drejt plakjes së popullsisë sonë. Mund të vihet re një rritje e ndjeshme e moshës medianë, e cila arrin në 36,1 vjeç në vitin 2018 nga 34,2 vjeç që ka qenë në vitin 2014. Mosha mediane 36,1 vjeç tregon se gjysma e popullsisë gjithsej është më e re se kjo moshë dhe gjysma tjetër më e madhe. Në vitin 2018, femrat kishin një moshë mediane më të lartë prej 37,2 vjeç kundrejt 35,0 vjeç për meshkujt. /monitor/

Next Post
“A do të lindë Europa kontinentale më 2020?”/ Parashikimi pesimist: Politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër

"A do të lindë Europa kontinentale më 2020?"/ Parashikimi pesimist: Politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com