• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Shqipëri ndihesh si “ufo” me maskë”/ Mjeku shqiptar në Spanjë: Ja pse disa vende kanë më shumë raste me COVID. Vaksinimi ka ndikuar në imunizim

by Java News
22/11/2021 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabanda deklaroi në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi se janë dy faktorë që po ndajnë me “thikë” shtetet e ndryshme sa i takon nivelit të të infektuarve me COVID. Sallabanda tha se disa vende që kanë pasur valë të madhe rastesh dhe viktimash si Spanja dhe Italia, sot janë në trendë më të ulëta. Ndërkohë theksoi se një tjetër faktor është niveli i vaksinimit të popullsisë që ka ndikuar në imunizimin e qytetarëve.

“Të gjithë do ta kalojnë dhe ata vende që nuk kanë pasur numër të lartë të infektuarish, tani po rritet numri i të infektuarve. Po b ëhet një ndarje mes vendeve të vaksinuara dhe ato që nuk janë vaksinuar. Ka dy faktorë. E para është vaksina dhe vala e infektimeve, Vendet që kanë vuajtur më shumë raste të infektuarish, numri sot është më i vogël. Për shembull Spanja dhe Italia që kanë pasur numra të lartë viktimash. Spanja sot ka deri në 29 viktima në ditë, një numër shumë i vogël krahasuar me Gjermaninë ose vende të tjera.

Nëse do marrim në konsideratë, situatën që është sot në Gjermani, kemi një rritje të numrit të viktimave në vendet që nuk janë të vaksinuar.  Ata që janë të vaksinuar mund të infektohen por e kalojnë sëmundjen në formë më të lehtë, nuk shtrohen në spital dhe kanë më pas rrezik për fatalitet. Përqindja mbrojtëse tek ata që janë vaksinuar me dy doza ka filluar të bjerë, prandaj po theksohet për dozë të tretë”, deklaroi Kita Sallabanda.

Ai u shpreh se në Spanjë, vaksinimi nuk ka qenë asnjëherë i detyruar, e megjithatë një numër i lartë qytetarësh e kanë marrë vaksinën. Një e dhënë e rëndësishme, shtoi ai është fakti se prej disa kohësh nuk ka më një variant të ri të COVID, duke na bërë të mendojmë se ajo po kthehet në një sëmundje endemike. Shkak, është numri i lartë i vaksinimit të qytetarëve.

Një tjetër kontrast që solli Sallabanda, ishte edhe ai i mbajtjes së maskës në rrugë nga qytetarët në Spanjë, edhe pse kjo masë nuk është e detyrueshme. Kita mori shembullin e asaj që ka vënë re në Shqipëri ku prej kohësh maska nuk mbahet më në ambientet e hapura.

“Në Spanjë vaksinimi nuk ka qenë asnjëherë i detyruar dhe njerëzit e kanë marrë në formë masive. As për mjekët nuk ka pasur detyrim. Kjo ka ndodhur në Francë, Gjermani apo Austri. Akoma shkencërisht nuk e kemi të qartë se çfarë efektiviteti ka për të pasur doza e tretë. Në mënyrë masive njerëzit në Spanjë të cilëve u është rekomanduar të bëjnë dozën e tretë, po e bëjnë. Njerëzit pak nga pak po bëhen koshientë që do jenë të detyruar për një dozë të tretë vaksine. Dy doza duhet të bëhen në mënyrë të detyrueshme. Dozën e tretë unë do e kisha rekomanduar te njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Një e dhënë pozitive është se nuk kemi një variant tjetër të COVID. Kemi dy tre muaj që nuk kemi variante të reja. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme sepse dalëngadalë po kthehet në sëmundje endemike. Kjo vjen për shkak se njerëzit të vaksinuar. Në përgjithësi te njerëzit që nuk janë të vaksinuar, krijohen mutacione të reja.

Në Spanjë edhe pse janë liruar masat e shtrëngimit, po të dalësh në rrugë gati 80% e popullatës mbajnë maskë në rrugë. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë që të mbrohen nga njëri tjetri. Përdorimi i maskës është vërtetuar që ul 58% rrezikun e infeksionit. Në Shqipëri ndihesh si ufo nëse mban maskë pas qytetarët në mënyrë masive nuk mbajnë më maska”, deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
Mbledhja e Këshillit Kombëtar: PD bëhet me 4 nënkryetarë, Basha me dy gra përkrah!

Tallja është për demokratët !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In