• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tallja është për demokratët !

by Fatmir Merkoçi
22/11/2021 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Përse thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm në një parti? Natyrisht thirret sepse Kryetari apo dhe kryesia e partisë, ka humbur drejtimin sipas vijës, programit dhe statutit. Thirret kur Kryetari, kalon në arrogancë dhe nuk pyet për organet e partisë apo kur vendimet merrem nga Kryetari i cili e ka kthyer partinë në parti autoritare. Apo kur situata brenda partisë është në momente delikate.
Lulëzimi Basha mbetet kryetari humbësi linear, njeriu që dhe me humbje, paraqitet fitimtar. Misioni i Lulëzimit duket se përmbyllet me “shkatërrimit”” të P.D.-së. I pa evitueshëm në lëvizjet e tija, Lulëzimi krijon situata konfliktuale ( një ide që ja ka vjedhur Ramës). Ai e di mjaft mirë se: mbështetja e demokratëve është minimale. Ndërsa mbështetja e zyrtarëve të PD-së dhe e deputetëve, shkon në raport të zhdrejtë me anëtarësinë e partisë. Lulëzimi krijoi konfliktin e dy Kuvendeve. Duke ditur mirë se, nuk ka mbështetje në bazë, ai krijoi dy data, por me një ide të pa qartë.
Nëse Kuvendi i datës 11 dhjetor, i thirrur nga delegatët e Kuvendit të fundit, mblidh mbi 4000, pra më shumë se gjysma e anëtarëve, në Kuvendin e thirrur nga Lulëzimi, matematikisht i bie që të mos ketë kuorumin e nevojshëm për zhvillim.
Nëse Lulëzimi do donte ta shuante, apo ta minimizonte Kuvendin e datës 11 dhjetor, Ai duhet të caktonte një datë më përpara se dt. 11 ose në të njëjtën datë të shpallur nga delegatët.
Statuti i PD përcakton qartë në nenin 43, pika dy, mënyrën dhe kohën e shpalljes së datës nga delegatët që e thërrasin Kuvendin. Në asnjë rast dhe në asnjë germë nuk përcakton afate se kur e thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm Partia. Ç’ka do të thotë se: Kuvendi i thirrur nga partia, nuk ka afat një mujor, diç përcaktohet për nismëtarët Kur e thërrasin këtë kuvend.
Loja e firmave
Nismëtarët e thirrjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm kanë për detyrë të mbledhin 1/4 e firmave të anëtarëve të kuvendit të fundit. Në asnjë rast, nismëtarët nuk janë të detyruar që, firmat e mbledhura ti dorëzojnë në parti. Kjo për arsye se: Kuvendin nuk e thërret partia. Deklarimi i datës, njoftohet ose me shkrim në protokollin e partisë ose me njoftim publik në media.
Përgjegjësia dhe përgatitja e këtij kuvendi është vetëm e atyre që e thërrasin këtë kuvend. Nëse ky kuvend nuk bën që pjesëmarrja e delegatëve të jetë mbi 50+1% atëherë kjo nisëm quhet e dështuar.
Nëse do bëjmë një paralelizëm me Kuvendin e Shqipërisë, sipas kushtetutës, të drejtën për ta thirrur kuvendin e dalë pas zgjedhjeve, e ka Presidenti me dekret. Por, nëse Presidenti nuk e dekreton datën e mbledhjes së Kuvendit, atëherë 1/4 e deputetëve të zgjedhur, thërrasin kuvendin. Ky grup nismëtar që thërret kuvendin, nuk ja dërgon firmat e nismëtarëve Presidentit. Dhe automatikisht Kuvendi mblidhet, dhe po aty bëhet dhe verifikimi i mandateve.
Në rast se mblidhet kuvendi më 11 do të thotë se: pjesa dërrmuese e anëtarësisë janë dakord, si me thirrje, ashtu dhe me rendin e ditës. Pra, paraprakisht është e qartë dhe vendimi që do marrin. Në rast shkarkimi të Kryetarit nga Kuvendi, a është më në gjendje ta mbledh partia të njëjtin kuvend me të njëjtët anëtarë që e kanë shkarkuar!? Këtu qëndron dhe konflikti që Lulëzimi ka krijuar artificialisht
Kërkesa për të dorëzuar firmat.
Kjo është një shkelje tjetër e statutit të partisë. Kërkesa për firmat, është një kërkesë për t’i pasur fizikisht në dorë, më pas, çdo firmëtari, do i bëhet presion i hapur, për të mos marrë pjesë në kuvend. Presionin Lulëzimi do e bëjë, qoftë me ndëshkimit nga Amerika, qoftë dhe me presionin e qeverisë, duke ju çuar tatimet, policinë apo presion me të afërmit e familjarët që janë të punësuar në shtet. Apo dhe duke i joshur me gënjeshtrën e radhës se në zgjedhjet e shpejta, do caktohesh këtu apo në atë post.
Ndaj Kuvendi i thirrur nga Lulëzimi, pas datës 11 nuk mundet të jetë legjitim apo i realizueshëm dhe fizikisht. Kuptohet që Ai do luaj me kartat e anëtarsimit, por kjo është një lojë sa e rrezikshme aq dhe anti-ligjore.
Loja e vulës
Flitet se Lulëzimi ka vulën. Por a është e vërtetë.? Nëse po? Kujtojmë se në asnjë rresht të statutit, nuk shkruhet se vula mbahet nga Kryetari. Nëse ajo mbahet prej tij, atëherë partia e ka humbur funksionin e saj demokratik. Dhe është kthyer në parti autoritare. Ndaj dhe vula, si në çdo institucion tjetër, qëndron në zyrën e protokollit të partisë. Madje dhe vetë protokolli i partisë, duhet domosdoshmërisht dhe ligjërisht të jetë prezent në kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 11 dhjetor. Ndryshe, përbën një vepër penale. Partia nuk është dhe nuk mundet të jetë peng i Kryetarit. Ndryshe dhe PD-ja, rreshtohet në ato parti që kanë një kryetar, i cili e mban vulën në xhep. Në të njëjtën kohë, P.D.-ja është një parti institucionale dhe një pari që ka drejtuar këtë vend, por edhe një parti që kërkon të marrë pushtetin. Në qoftë Parti me Kryetar që mban vulën në xhep, atëherë ajo duhet të mos ekzistojë më si forcë politike evropiane e perëndimore. Por si një parti moniste. Zoti na ruajt, në qoftë e tillë, pasi është një tallje me sakrificën, gjakun e mundin e demokratëve.

Next Post
Meta i rikthehet çështjes Dvorani, letër KLGJ: I ka mbaruar afati, drejtimin e KED ta marrë zv/kryetari

E paditi Ilir Meta, SPAK kërkon pushim të çështjes për Dvoranin: Nuk ka vepër penale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

July 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Korrik 2026

July 7, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

July 7, 2026
Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…

July 7, 2026
VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

July 7, 2026
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

July 7, 2026
Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In