• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri, mungon thellësisht edukata politike

by Artur Ajazi
12/02/2020 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Shqipëri , nuk është se mungon klasa politike, por më e rëndësishme është fakti se këtu mungon ajo që quhet “edukata politike” e formimit . Askush, madje edhe ata që erdhën nga zyrat dhe dikasteret e komunizmit, nuk e njihnin dhe nuk e kishin idenë e edukatës politike. Futja e nocionit të ri, “ jam politikan” u bë shumë shpejt dashuria e madhe e një kaste njerëzish që vinin nga diktatura dhe kishin vendosur të përshtateshin me “mjetet rrethanore” me një politikë tjetër. Ishte politika e “dyerve të hapura”, e lirive dhe demokracive europiane, por që në Shqipëri, kurrë nuk është implementuar diçka e njëjtë. Edukata politike u mungon sot një pjese të mirë të atyre që kanë qeverisur, që kanë drejtuar partitë e tyre, dhe që vazhdojnë ti udhëheqin ato edhe pas 30 vitesh. Mungesa e edukatës politike, nuk i lejon ata të tërhiqen, të reagojnë, të largohen, të votohen, pasi janë kthyer në “ikona” të ballcamosura.

Prej guaskës së tyre, ata drejtojnë partinë, prishin aleancat, japin kushtrimin, akuzojnë dhe denoncojnë gjithçka të re, që ngrihet dhe arrin suksesin, prej guaskës së tyre ata u imponohen veglave dhe pasardhësve, lëshojnë thirrje dhe kushtrime për revolucion dhe përmbysje me dhunë. Edukata politike e tyre, nis dhe mbaron tek dhuna, verbale dhe ajo fizike, edukata e tyre politike nis dhe mbaron tek karriera e paprekur, tek pasuria e zhvatur, tek sulmet ndaj “hasmit”, tek bërja pis me çdo kusht, e atij që ecën përpara.

Mungesa e edukatës politike në Shqipëri, ka bërë që shumica e partive ti nënshtrohen “NJISH”-it, që kukullat e emëruara nga ai, të ngjasojnë me epruveta laboratoresh eksperimentale, që kur nuk duhen më, flaken në rrugë. Mungesa e edukatës politike në Shqipëri, ka sjellë kaos, anarshi, frenim të proceseve demokratike, frenim të reformave rradikale dhe transformuese për afro 2 dekada e gjysëm. As ishte menduar se, do të vinte një ditë, që sistemi i kalbur i drejtësisë, do ti nënshtrohej një reformimi të thellë, që Policia e Shtetit do të transformohej në strukturë efikase në luftën ndaj krimit, korrupsionit e trafiqeve të paligjshme.

As ishte menduar se, do të vinte një ditë, që politika në Shqipëri, të formëzohej siç duhej në realitet, në europianiste me shikim nga Perëndimi, dhe marksiste me shikim nga Lindja. Ky ka qenë në fakt realiteti i dhimbshëm që ka shoqëruar këtë vend prej 1992 deri sot, dhe fatkeqsisht nga mungesa e një edukate të mirëfilltë politike. Ata që e kanë mbajtur peng lirinë, demokracinë dhe integrimin, sot janë në ditët e tyre më të liga. Koha e tyre ka mbaruar, misioni i tyre ka përfunduar, ndërsa mbahen me pahir, pas kuintave për të zhbërë gjithçka të bukur, për të baltosur rininë, të ardhmen, arritjet, sukseset, dhe shanset e shumta që vendi ka në rrugën e tij europiane. Të vetmit që joshen, nga bartësit e të keqes, janë ata që kanë vendosur që karrierën e tyre politike, ta nisin nga guaska e errët , ku drita e diellit, liria dhe demokracia, nuk gjejnë vrimë të futen. Edukata politike, është nocion i një klase politike europianiste, dhe përçues i transformimeve që sjellin pozitivitete të përhershme në jetën e një vendi .

Natyrisht, kjo nuk vlen për pjesët e kalbura të politikës së vjetër në Tiranë, pasi atyre u mungon më kryesorja, edukata politike si pjesë e formimit në demokraci.

Next Post
OFL u kërkon llogari dy ‘kokave’ të tjera të krimit, në shënjestër Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini

OFL u kërkon llogari dy ‘kokave’ të tjera të krimit, në shënjestër Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com