• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të paradës

by Bajram Peçi
07/05/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Në jetën e Bashkimit Sovjetik parada e 9 majit ka qenë një moment kulmor, që përmes demonstrimit, ushqente popullin me propagandën e “sistemit më të arritur”, me përkëdhejen e sedrës popullore për “ushtrinë më të fortë botë”, me shpalosjen e teknikës dhe teknllogjisë “më të përparuar”, që kish dalë triumfuese në hapësirë. Këtë traditë, pas shpërbërjes së perandorisë, Rusia e vazhdoi, e ndodhur pothuaj gjithnjë nën dikimin e kërkesave e dëshirave të krahut të forcave të sigurimit, pasuesve të KGB, të cilët trashëguan drejtimin e shtetit. A do ta shpallë luftën në 9 maj Putin? Të gjithë janë në pritje!

Epoka e Luftës së Ftohtë paska qenë “një lodër fëmijësh”, krahasuar me përjetimet e kërcënimeve të frikshme bërthamore, që herë Putin, herë Lavrov dhe herë një kastë ushtarakësh të lartë rusë i përmendin me egërsi, por që SHBA dhe Europa i ka marrë deri tani si shantazh. E vërtetë apo shantazh gangsterësh, askush nuk e di përveç diktatorit Putin?! Koha do ta tregojë? Agresioni rus ndaj Ukrainës, këcënimet ndaj Moldavisë, shteteve të detit Balltik, Finlandës, Ballkanit, etj., na e shfaq Federatën e Rusisë një shtet ku e ku më të rrezishëm për paqen botërore se sa ish Bashkimi Sovjetik i epokës të Luftës së Ftohtë. Të paktën, në kohën e BS krerët e saj e kishin firmosur një marrëveshje për mos përdorimin e armëve bërthamore.

Në pritje të 9 Majit, ditës kur Rusia feston fitoren mbi fashizmin, shumë prej kronistëve që ndjekin sa mundin fushëbetejat në Donbas, Mariupol, Azovstal, etj., parashikojnë se Putin do ta shfrytëzojë epikën e kësaj date për të sulmuar Moldavinë; për të shpallur bashkimin me Rusinë të dy të ashtuquajturave repubika në lindje të Ukrainës. Janë supozime, por e padiskutueshme do jetë në fjalimin tradicional të Putinit theksimi i bindjes së tyre të verbër se Bashkimi Sovjetik ishte faktori kryesor i fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe se roli i SHBA-së dhe Britanisë ishte i papërfillshëm.

Në nderim dhe respekt të të rënëve rus, ukrainas, gjeorgjian, të popujve sovjetikë të Azisë, pa mohuar sakrificat e popujve e vuajtjet e tyre të përmasave biblike, në këtë çështje, ku gjithmonë ka patur debat e është bërë diskutim, momenti i këtij agresioni mbi ukrainasit na nxit të vëmë në dukje disa çështje që pranojnë diskutime.

Si ditën e nënshkrimit të kapitullimit gjerman pa kushte dhe atë të festimit të fitores, Rusia zgjodhi 9 Majin. Ajo ua diktoi këtë datë vasalëve të të gjithë vëndeve të ish kampit socialist. Por dihet se në datën 8 maj gjermanët e kishin nënshkruar kapitullimin. Këtë datë, 8 majin, që sot e quajmë “Dita e Europës”, festojnë Britania dhe Franca. 9 Majin, ditën e fitores mbi fashizmin, tani e shpjegojnë si ndryshim orari mes Moskës dhe orës 23, kur u nënshkrua kapitullimi. Ky ndryshim date do ishte, si të thuash, parathënja e dallimit, se muri po ngrihej, se perdja e hekurt ishte duke u vendosur edhe pa u kryer ende konferenca e Potsdamit, ku përfundimisht Polonia, për shtetin e popullin e të cilës kish filluar lufta, do të ngelej nën sundimin rus. Por në kohën time të shkollës së mesme librat e historisë shkruanin se data 9 maj ishte përfundimi i luftës, se pavarësisht se ishte firmosur një kapitullim, lufta në Pragë vazhdonte kundër një grupimi nazist esesësh. Në të vërtetë, duhet kuptuar ajo që mendonte e vepronte Bashkimi Sovjetik: ditën e fitores vendos unë!

Projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve, “Lend-Lease”, i paraqitur zyrtarisht si një Akt për Mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, i miratuar më 11 mars 1941, ishte një politikë sipas së cilës Shtetet e Bashkuara, përpos Britanisë së Madhe, etj., do furnizonte sidomos Bashkimin Sovjetik me ushqim, automjete, armatim, naftë, veshmbathje dhe materiale të tjera mes viteve 1941 dhe 1945. Pa drithrat e Shteteve të Bashkuara rusët nuk do kishin çfarë të hanin. Ndihma u dha se ajo do ishte thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara. Furnizimi i Rusisë, pothuaj 5 vjeçar, përfundoi më 20 shtator 1945. Në përgjithësi, ndihma ishte falas. Rreth 150 miliard dollarë (me kursin e sotëm) Shtetet e Bashkuara i dërguan ndihma Bashkimit Sovjetik, si dhe për ngritjen e Europës së rrënuar nga lufta. Përmes planit Marshall u përdorën edhe 22 miliard dollarë të tjerë.

Gjatë çdo 8 maji rusëve u është thënë se fitorja mbi fashizmin, kurora e tyre e lavdisë, u arrit përmes një lufte kombëtare, të shenjtë, të madhe e patriotike. Ky është një pohim i vërtetë, por a mund t’i thuhet popullit rus se edhe lufta kundër Ukrainës është e tillë, duke qenë se ata, e dinë të gjithë, i madh e i vogël, se Rusia nuk ka qenë nga askush e kërcënuar, ca më pak nga Ukraina.

Ngritja e perandorisë së rënë, për të cilën bëhet kjo luftë që ka sjellë prishjen e paqes në Europë e më gjerë, me gjasa, mund të përdorë çdo argument!

 

 

 

Next Post
Administrata Trump: Lidhjet familjare në SHBA, jo më një mundësi për emigracion

Dalin emrat e lotarisë amerikane: Shikoni nëse jeni fitues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In