• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

by A R
22/06/2026 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit, u shpreh se e ndjen veten pjesë të Shqipërisë së re që kërkojnë protestuesit.

I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me sloganin kryesor të protestës “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Gjoni tha se ata që bërtasin për Berishën, janë të paguar.

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: E kemi titullin “Protesta, Shqipëri e vjetër dhe Shqipëri e re”, duam të themi kanë ardhur Shqipëria e vjetër dhe Shqipëria e re. Është pak absurde dhe qesharake. Shqipëria e vjetër i ka bërë të gjitha gjërat këtu. Protestusit bërtasin “Rama n’burg, Berisha n’burg. Kryetari Berisha ironikisht e mbështet me shumë fuqi protestën. Si ta kuptojmë? Nëse e mbështet protestën, ai duhet të largohet. Ore në burg dakord jo, por të largohet.

Gjin Gjoni: Unë duhet të flas për atë që diskutuat. Situata për të cilën flasim sot, protesta nuk është për pasojë të një Zvërneci apo Rrjolli, është për shkak të mënyrës së qeverisjes 13 vjeçare dhe kupa është mbushur. Secili prej jush aty dhe qytetarët e dinë që kupa është mbushur. Janë shumë faktorë që kanë çuar të ngrihet populli në protestë. Një nga çështjet kryesore, është niveli i lartë i korrupsioni, vjedhja e zgjedhjeve, krimi i organizuar. Këto kanë bërë që të bashkohen të gjithë aktorët, dhe të dalin në konkluzion imediat, dorëheqja e Edi Ramës.
Tani, problemi shtrohet në protestë ka edhe njerëz që thonë, “Rama n’burg, Berisha n’burg. Çështja është e thjeshtë, njerëzit që janë në protestë, edhe nga informacionet që kam, rezulton se janë të paguar, sepse unë kam informacione që disa kryetarë të bashkisë, sjellin me autobusa dhe furgonë, njerëz që të bëjnë pis protestën. PD ka fajet e veta, në të gjithë problematikën, por edhe PD që ka denoncuar hap pas hapi problematikat që kanë përqafuar.

Ylli Rakipi: Ata bërtasin ndaj të gjithë establishmentit, që quajnë Shqpëri e vjetër. Gjenerata e re kanë probleme serioze, nuk paguajnë dot qiranë. Ju keni biseduar atje në parti për dorëheqje? Lidershipit i ka shkuar ndonjëherë mendja, sikur të ikë doktori të japë shembullin dhe mbetet vetë Rama aty? Ju si e keni këtë? Doktori, keni menduar, jeni ulur?

Gjin Gjoni: Çështja e parë madhorë është largimi i Ramës, kjo është kërkesa parësore. Kërkesa e grupit që udhëheq protestën, nuk kërkojnë largimin e opozitës, por ndryshimin, largimin e qeverisë, që është kosto për të gjithë popullatën shqiptare. Nëse për zotin Berisha është bërë hetim dhe vetting 35 vjeçar, në të gjithë të thënat dhe të pathënat, si ka qeverisur, në rastin tjetër, nuk keni dhe nuk guxojnë as ta thërrasin ata të SPAK. Ai rezulton të jetë ideatori i çdo mekanizmi dhe lidhje korruptive dhe lidhje me krimin dhe sot populli është ngritur, ky është Edi Rama. Kam informacione nga brenda, edhe për shkak të ish funksionit, që dosjet që janë në tavolinë, që kanë të bëjnë me koncesionet, krimin, pastrimin e parave, kanë një ideator. Ka fuqi SPAK të shkojë te Rama? Deri tani nuk ka shkuar, se çfarë do të ndodhë të shohim.

Ylli Rakipi: Protestuesit thonë duam Shqipëri të re. Ju e ndjeni veten si pjesë të Shqipërisë së re?

Gjin Gjoni: Pavarësisht se jam në moshë pothuajse me ata që janë në studio, në politikë kam hyrë rishtaz.

Ylli Rakipi: Të pyeta a e ndjen veten? Unë përshembull nuk e ndjej se nuk kam ç’të jap. Ti e ndjen?

Gjin Gjoni: Po sepse kam qenë pjesëmarrës në çdo kauzë që nga dita e parë.

Ylli Rakipi: Po doktori mund ta ndjejë veten për Shqipërinë e re? Ka vend për doktorin Shqipëria e re?

GJin Gjoni: Padyshim, që nga dita e parë e ka mbështetur protestën.

Next Post
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com