• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në Poloni papunësia e ulët, megjithatë po bëhet shqetësuese

by Java News
25/05/2017 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Prill të këtij viti, numri i të papunëve në Poloni ra në 7,7 për qind nga 8,1 për qind e një muaji më parë sipas Institutit të Statistikave atje.

Kjo është shifra më e ulët që nga viti 1991, kur ekonomia ishte në fazat e para të transformimit nga komunizmi. Instituti i Statistikave përllogariti kështu se shkalla e papunësisë është rreth 5,3%, një ndër më të ulëtat në Bashkimin Europian.

Ulja e vazhdueshme e papunësisë vjen si rezultat i zvogëlimit të forcave të punës dhe mangësisë për ta zëvendësuar. Gjithashtu, mosplotësimi i kërkesave për krahë pune, duhet të sillte natyralisht një rritje të pagave, gjë që nuk ka ndodhur, pasi rritja vjetore e pagave ra në 4,1%.

Që kur vendi u anëtarësua në BE në vitin 2004, mbi 2 milionë polakë lanë vendin. Edhe pse numri i personave të gatshëm për të punuar jashtë është ulur me kalimin e viteve, ai përfaqëson pothuajse 3 milionë individë të tjerë.

Mes tyre, pjesa e të rinjve 18-24 vjeç përbën 40% të totalit.

Shumica e vendeve vakante të punës janë plotësuar nga ukrainasit, të cilët përllogariten në rreth 1 milionë individë. Megjithatë, duke nisur nga 12 Qershori, ata mund të lëvizin në BE pa viza, çka do t’i largojë disa prej tyre nga Polonia.

Por largimi i emigrantëve nuk është i vetmi problem që paraqet e ardhmja e Polonisë. Forca e punës, pra njerëz të cilët janë të punësuar ose në kërkim të punës, janë 56,3%, që do të thotë se rreth 5,5 milionë polakë janë jashtë tregut të punës.

Banka Qendrore parashikon se 80 mijë njerëz do të dalin nga tregu i punës, si pasojë e rregullave të reja që kanë ulur moshën e daljes në pension. Një popullsi në plakje dhe në tkurrje thjesht do të rëndojë mbi ekonomi.

Për çdo 100 të punësuar, Polonia ka sot 28 pensionistë, ndërsa ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
U plagos në atentat/Papademos, ekonomisti që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare

U plagos në atentat/Papademos, ekonomisti që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In