• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U plagos në atentat/Papademos, ekonomisti që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare

by Java News
25/05/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lucas Papademos, ish-kryeministri i Greqisë ka mbetur i plagosur sot në një atentat me pako bombë që ndodhi brenda makinës së tij, ku gjithashtu është lënduar rëndë edhe shoferi.

Po kush është Papademos, ekonomisti që udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare në vitet 2011-2012.

Papademos ishte kryeministër i qeverisë teknike në 2011-2012, ose qeverisë së unitetit kombëtar ndërsa mbahet mend për shtrëngimin e masave financiare me qëllim marrjen e këstit të radhës nga FMN. Ai ka qenë gjithashtu zëvendëspresident i BQE.

Pas negociatave të gjata, kryeministri që po largohej, George Papandreu dhe udhëheqësi i opozitës së Demokracisë së Re, Antonis Samaras, arritën një marrëveshje për emrin e shefit të ri të qeverisë, i cili duhet të bindte Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të jepnin 8 miliardë euro ndihmë të nevojshme për vendin brenda 15 dhjetorit, për të paguar faturat dhe për të shmangur falimentimin në minutën e fundit.

Me një përvojë mjaft solide si një profesor universiteti, por edhe në financë ndërkombëtare, Lucas Papademos, atëherë 64 vjeç, ish zëvendës-president i Bankës Qendrore Europiane (BQE), është një personalitet mjaft i shquar dhe i respektuar në Greqi e jashtë saj.

I lindur në Athinë në vitin 1947, pasi u diplomua në kryeqytetin grek, Papademos studioi në SHBA, ku u diplomua në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), më parë në Fizikë e më pas mori doktoraturën në Inxhinieri Elektronike në vitin 1972 dhe një në ekonomi në vitin 1978. Ndërsa studionte, ka punuar si kërkues në MIT. Karriera e tij akademike fillon pranë Departamentit të Ekonomisë në universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, ku gjatë periudhës 1975-1984, shërbeu si asistent dhe më pas si profesor.

Në vitin 1980, hyri si ekspert ekonomie në Bankën Federale të Rezervave të Bostonit. Në vitin 1985, u kthye në Greqi për t’u bërë këshillues ekonomik i Bankës së Greqisë, një pozitë që e ushtroi deri në vitin 1993. Në të njëjtin vit, u emërua zëvendës-guvernator dhe në vitin 1994 guvernator i Bankës së Greqisë, pozitë që e mbajti deri në vitin 2002. Në këtë pozicion, Papademos ka pasur një rol kyç në procesin e integrimit së Greqisë në zonën e euros.

Më vonë ai u bë zëvendëspresident i Bankës Qendrore Europiane, pozitë që e mbajti deri në muajt e parë të vitit 2010. Nga viti 1998 Papademos është docent ekonomie pranë universitetit të Athinës dhe nga viti 2006 është anëtar i plotë i Akademisë së Athinës.

Ai ka qenë anëtar i Këshillit të Institutit Monetar Europian (1994-1998), president i nën-komitetit për Komitetin e Politikës Monetare në Komisionin e guvernatorëve të Bankave Qendrore të Komunitetit europian (1993-1995). Në periudhën 1989-1990, ishte në mesin e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga profesor Angelos Angelopullos, themeluar nga kryeministri i asaj kohe, Senofonte Zolotas, për të kryer një studim mbi procesin e stabilizimit dhe rritjes së ekonomisë greke.

Ai ka qenë gjithashtu këshilltar i grupit Schneider Electric për vlerësimin e programit për kërkime ekonomike të Komunitetit europian. Në vitet 80, ai ishte pjesë e Këshillit të Qendrës për planifikim e kërkime ekonomike dhe te Komitetit Padoa-Schioppa, i themeluar nga presidenti i Komisionit europian të asaj kohe, Jacques Delors. Ka dhe shumë botime të publikuara nga Papademos, vetëm ose në bashkëpunim me ekspertë të tjerë me famë ndërkombëtare, mbi të gjitha mbi politikën monetare, mbi sistemin monetar europian, raportet bankë-kredi dhe sistemet financiare.

Papademos mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati sot në qendër të Athinës. Mësohet se shpërthimi në makinën e tij erdhi pas një letre bombë, të cilën Papademos e ka hapur brenda makinës. Letrat bombë janë një dukur shumë e njohur kohët e fundit në Greqi.

Më 20 mars, 8 pako me bomba u zbuluan në një zyre postare në Athinë. Mediat ndërkombëtare raportuan atëherë se objektiv ishin disa zyrtarë të BE, që punojnë në sektorin e biznesit dhe financave./BW

/a.ç

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte 26 maj 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com