• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pension e në punë nga ‘halli’, 67-vjeçari 42 vite shofer në urban: Në komunizëm paguhesha më shumë

by Java News
16/03/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Je i fortë më thonë nipër e mbesa, lëre punën se je i lodhur”. Duhet të ishte në shtëpinë e mbushur me nipër e mbesa, të çlodhej pas 42 viteve punë pa ndërprerje, por nevoja e ka bërë Markun të vijojë të punojë si shofer i linjës së transportit urban Tiranë-Kamëz, edhe pse prej 2 vitesh ka dalë në pension.

“Kam dy vjet që kam dalë në pension dhe vijoj punoj, për arsyen e vetme se 200 mijë lekë nuk dalin, nga halli punojmë. Me 200 mijë lekë nuk rrihet vështirë. Është një punë e vështirë kjo e transportit urban. Çunat e rinj nuk vijnë të punojnë shofer urbani”, rrëfen ai per report tv.

Për herë të parë punën si shofer ka nisur në moshën 25-vjeçare, ditë të cilën Marku e kujton fare mirë.

“Dita e parë e punës më 16 gusht, 1980, për herë të parë kam punuar në parkun e Fushë-Arrëzit, punova nja 16 vjet aty, pastaj lëvizëm erdhëm në Tiranë, kam punuar me furgona dhe 15 vite kam punuar me Unazën, më pas me linjën e Kamzës”, shprehet Marku.

Kur kthehet pas në kohë, ai e kujton me nostalgji kohën e para viteve ’90.

“Në kohën e mëparshme ishte shumë mirë se shoferi merrte më shumë lekë, kishte një respekt të veçantë për shoferët, tani nuk ka respekt”, tregon Marku.

Në Kodin Rrugor është i parashikuar kufiri moshor 70 vjeç për drejtuesit e mjeteve të transportit publik. Marku e ndjen veten ende të fortë, të aftë t’i arrijë të 70-dhjetat, ulur në sediljen e autobusit.

Një raport i INSTAT i publikuar së fundmi tregon se numri i personave që zgjedhin të punojnë edhe pas daljes në pension është rritur ndjeshëm, 27 mijë krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa numri i të rinjve në marrëdhënie pune është gjithnjë e më i vogël./m.j

Next Post
Negociatat PS-Rithemelimi/ Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën kryetar opozite. Grupi i ish-kryeministrit ka si qëllim të…!

Negociatat PS-Rithemelimi/ Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën kryetar opozite. Grupi i ish-kryeministrit ka si qëllim të...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com