• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në mëngjesin e 26 prillit zgjedhjet ishin në rregull: Ç’ndodhi pastaj, që opozita u zgjua nga “ëndrra e madhe”?

by Bledi Lumani
01/05/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Pamjet e së dielës mbrëma të 25 prillit janë emblematike.

Lulzim Basha u shfaq menjëherë pas publikimit të një exit polli në Top Channel nga Baton Haxhiu, që befasoi çdokënd.

Exit polli në mënyrë të pabesueshme shpallte opozitën fituese në mënyrë bindëse në Tiranë.

Dhe dihet, kush fiton Tiranën, fiton edhe zgjedhjet.

Ndaj dhe Lulzim Basha doli direkt për të dhënë një deklaratë, me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë.

Ai nuk përmendi fjalën fitore, por la të kuptohet këtë gjë, ndërsa përmendi faktin se vullneti i popullit është aty.

Pak pas Lulzim Bashës, doli Edi Rama.

Shprehja e tij ishte në kontrast të thellë me atë të Lulzim Bashës.

Kryeministri “nxinte e steronte” dhe kjo preu gjithë socialistët.

Nuk mjaftoi as dalja entuziaste e Erion Veliajt, që tha se PS kishte fituar zgjedhjet, duke iu referuar exit poll-eve.

Në rrjetet sociale menjëherë nisën memet e opozitarëve me Ramën dhe Erion Veliajn, duke u tallur me ta, se kishin humbur zgjedhjet.

Portalet pranë PD-LSI, edhe pse nuk kishte filluar të numërohej asnjë votë, botuan direkt disa analiza se pse kishte dështuar Edi Rama, por mbi të gjitha, Erion Veliaj në Tiranë.

Ishte një situatë surreale, sidomos për socialistët, të cilët nuk po e kuptonin se çfarë kishte ndodhur dhe e kishin të vështirë ta pranonin se kishin humbur.

Në kampin opozitar, edhe pse të përmbajtur, kishte nisur festa.

Por, zgjimi të hënën në mëngjes, ishte edhe më surreal se mbyllja e së dielës.

Partia Socialiste ishte duke bërë kërdinë dhe po fitonte bindshëm, në ato kuti që ishin hapur.

Situata ndryshoi me shpejtësi dhe tani opozitarëve dukej sikur dikush u kishte hedhur një kovë me ujë të ftohtë pa u gdhirë mirë.

Duke u gjendur përballë një trendi të qartë, që tregonte fitoren e PS-së, në portalet e PD-LSI filloi të përhapej miti se në fakt ishin duke u hapur kutitë e bastioneve të PS-së, ndaj dhe socialistët po fitonin.

Të tronditur nga ky ndryshim i papritur, duket se edhe vetë kandidatët për deputetë të PD-LSI po e besonin këtë mit, ose më saktë, filluan t’ua shisnin mbështetësve të tyre, të tronditur nga ndryshimi i situatës.

Por kutitë vazhdonin të numëroheshin dhe nuk po dilte asgjëkundi ajo “kutia e madhe e PD”, që do që do të ndryshonte situatën.

Dhe kështu u mbyll e hëna.

Të martën, ndërsa dukej qartë që Partia Socialiste kishte fituar, Lulzim Basha mblodhi kandidatët fitues të tij dhe ndryshoi komplet qendrim, duke dalë me një deklaratë se zgjedhjet ishin vjedhur.

Tezë që natyrisht u mbështet edhe nga panelistët e opozitës në media.

Madje këta të fundit shkuan edhe më tej, duke thënë se zgjedhjet ishin manipuluar para se të bëheshin.

Por nëse ishte kështu, atëhere pse deri të dielën në mesnatë, opozita me në krye Ilir Metën, pse flisnin për “zgjedhje me notën dhjetë” dhe se “vullneti i popullit ishte në kuti”?

U mashtruan dhe u futën në kurth nga exit polli i Baton Haxhiut, siç përflitet lartë e poshtë një teori, se kjo ishte një skemë e përgatitur nga Rama, në mënyrë që opozita të pranonte zgjedhjet kur u mbyllën, që pastaj të mos kishin se çfarë të thoshin?

Nëse do të ishte ashtu, pra që zgjedhjet u manipuluan pa bërë, atëhere opozita s’do të duhej të kishte hyrë fare në zgjedhje.

Por ajo hyri e bindur se do të fitonte, madje deri të dielën në mesnatë ishte e bindur se i kishte fituar ato, duke mos përmendur askush faktin se kishte pasur manipulime para zgjedhjeve.

As panelistët e saj të shumtë që u shfaqën të dielën në darkë nëpër banaqet televizive, me përjashtim të Andi Bushatit, nuk përmendën asfare se zgjidhjet kishin qenë të manipuluara.

Vetëm zgjimi esëll mëngjesin e së hënës, bëri që të ngrihej kjo teori, pasi e panë që edhe këtë herë nuk kishin fituar.

Kuptohet, se, ashtu siç tha edhe drejtuesja e OSBE, pushteti ka qenë i favorizuar në këto zgjedhje dhe gjithmonë do të jetë, pasi ka administratën dhe paratë në dispozicion, dhe i përdor ato në fushatë.

Vetëm se në këtë rast, vështirë të thuash se ndikoi në atë masë sa të prodhonte 15 mandate më shumë se opozita.

E vërteta është se opozita, as këtë herë nuk arriti do të krijonte frymë gjatë fushatës, por veç histeri, se këtë radhë do të fitonin me patjetër kundër Edi Ramës.

Vetëm se fitorja zgjati shumë pak, disa orë në mesnatë.

Por dhe ato s’i shijuan dot shumë, se shumica ishin në gjumë.

Next Post
Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin edhe kur i jepja makinës

Shkarkimi i Presidentit/ Topi: S’është shashkë, të gjithë kanë dëshirë për ta realizuar heqjen e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In