Shkarkimi i Presidentit/ Topi: S’është shashkë, të gjithë kanë dëshirë për ta realizuar heqjen e Metës

Topi4

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ procedurën e nisur nga PS-ja për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.

Sipas Topit tashmë PS-ja ka një alibi për përfshirjen e Metës në fushatë, ndërsa shtoi se ata kanë dëshirë për ta realizuar deri në fund këtë iniciativë.

Si e shihni qëndrimin e presidentit Meta?

Kur vjen puna për arsyetimin për presidentin, jam i tërhequr. Kush shërben në atë institucion merr vlerat e institucionit. Zoti Meta ka qenë shumë aktiv politik, se ka fshehur. Është politikan me karrierë dhe vazhdimisht e ka demonstruar këtë punë. Mesa duket duke parë që klima politike spo shkonte me ato ullitë e pranueshme është futur në lojë. Ka qenë i drejtpërdrejtë në deklaratat e veta. S’marr përsipër ta them nëse kanë qenë në dozën e duhur. Ka pasur sjellje politike, sidomos kohët e fundit.

PS ka nisur procedurat sërish për shkarkimin e Metës. Do ia dalë këtë herë?
Unë mendoj që tani ata kanë gjithçka. E kam fjalën për PS. Kanë sigurinë që i ka dhënë 25 prilli. Janë të rikonfirmuar politikisht. Kanë mundësi që t’i mbledhin votat në parlament. Janë 94 vota. Historia ka treguar se i kanë bërë votat. Në këtë rast ata nuk janë të frenuar psikologjikisht për të kërkuar një mendim nga Komisioni i Venecias. Tani kanë dhe alibinë e përfshirjes së presidentit në fushatë. Unë mendoj se nuk e kanë si një shashkë. Jo! Mesa duket armiqësia midis tyre ka shkuar në të tilla nivele. Tani jemi në planin e hipotezave. Unë besoj se kanë të gjithë dëshirë për ta realizuar. A e realizojnë apo jo, kjo… Këtu s’bëhet fjalë për problemin e kohës, por për të realizuar një largim që t’ja mbajnë në historinë e karrierës politike.

Zoti Meta ka thënë se në korrik të 2022-it i kthehet drejtimit të LSI? Si do jetë historia me Metën?

Zoti Meta është arkitekti i LSI. Detyrat e tij imponuan që drejtimi të shkonte diku tjetër. Ka grintën, shumë elementë, por gjërat nuk janë kollaj si në fillim. Ngritja bëhet edhe më e vështirë. Çështja është se si reagon publiku. Mos harroni që në këtë periudhë, vëmendje PS dhe e PD-së, në elemente që mund të rekrutohen nga njerëz që kanë qenë në LSI, është në plan të parë. Sidomos PS, që i konsideron ata si kontingjent i vjetër i tyre.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com