• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në mbrojtje të Kongresit/ Garda Kombëtare do të qëndrojë në Uashington

by Ardit Rada
10/03/2021 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka miratuar një kërkesë të Policisë së Kongresit për të shtyrë angazhimin e trupave deri më 23 maj, ka njoftuar Pentagoni më 9 mars.

Ky numër është rreth përgjysmë më i vogël sesa 5,200 trupa të Gardës Kombëtare që janë të angazhuara aktualisht në Uashington për të mbrojtur Kongresin. Pentagoni ka thënë se do të punojë me Policinë e Kongresit në javët në vazhdim “për të zvogëluar gradualisht gjurmët e Gardës Kombëtare, varësisht si janë kushtet”.

Prej 6 janarit, kur mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump kanë sulmuar Kongresin amerikan, trupat e Gardës Kombëtare janë angazhuar në Kongres, për të ruajtur ndërtesën dhe ligjvënësit aty. Në një raport të hartuar me kërkesë të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, është thënë se Policia e Kongresit nuk ka qenë e përgatitur mirë për t’u përballur me turmat më 6 janar.

Next Post
Manastirliu-Soreca: Së shpejti finalizojmë marreveshjen me BE për vaksinat anticovid

Manastirliu-Soreca: Së shpejti finalizojmë marreveshjen me BE për vaksinat anticovid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com