• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në kulmin e tensioneve, Bregu poston Kartën e Parimeve të aleancës PS-LSI

by A R
28/01/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit tensionet mes PS dhe LSI janë shtuar së tepërmi ndërsa një ditë më parë u agravuan deri në akuza të rënda për rrezikun e zgjedhjeve. Ministri i LSI Lefter Koka deklaroi se policia komandohet nga bandat.

Në këtë periudhë mosbesimi mes dy aleatëve në qeverisje, deputetja e PD Majlinda Bregu publikon në facebook kartën e parimeve të aleancës PS-LSI.

Postimi i Bregut:

Meqe eshte e shtune dhe ka kohe per te lexuar. Lexim te qete…

“Karta e parimeve te Aleances per Shqiperine Europiane, PS-LSI
Prill 2013

1. Një bashkëpunim strategjik, programor dhe politik, bazuar në domosdoshmërinë e realizimit të objektivave afatgjatë dhe në nevojën e bashkëveprimit konstant mes PS e LSI, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane si realitet i ri në të ardhmen e afërt i Bashkimit Europian, përmes mirëqeverisjes së punëve të vendit çdo ditë;
2. Një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës, përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak.
3. Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkërisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për të garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurrencës e meritës.
4. Një qasje të re publike të shumicës, qoftë në Parlament e qoftë në qeveri, për të garantuar mbi bazën e një Kodi Etik që do të hartojmë e miratojmë bashkërisht, shprehjen e respektit më të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparencës në qeverisje në një shkallë të panjohur deri më sot.
5. Një ndarje të re të punëve mes Legjislativit dhe Ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran, qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.
6. Një pozicionim të qartë në mbrojtjen e shtresave të nevojë dhe në mbështetjen e shtresës së mesme, përmes uljes së barrës së detyrimeve apo taksave të drejtpërdrejta, si edhe nxitjes së integrimit social përmes punës dhe rritjes së fuqisë blerëse.
7. Një politikë vijimësisht mbështetëse për biznesin e vogël, për të rritur vetëpunësimin dhe fuqinë ekonomike të familjeve që merren me biznes të vogël, si edhe për të filluar uljen e borxheve të familjeve të varfra ndaj biznesit të vogël.
8. Një garanci të plotë për lirinë e biznesit të madh për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurrencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendës apo të huaj, si edhe duke rritur transparencën e cilësinë e marrëdhënieve mes qeverisë e sipërmarrjes në funksion të interesit madhor të zhvillimit ekonomik e social të vendit – çka për ne do të thotë përfshirje e sipërmarrjes në çdo vendimmarrje të rëndësishme për të dhe luftë pa kompromis arbitraritetit të organeve tatimore ndaj sipërmarrjes.
9. Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave, në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve që, pas dy dekadash liri, janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirorganizuar e transparent dhënien e certifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë “de facto”, po nuk e gëzojnë “de jure”. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit.
10. Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficiente dhe të përgjegjshme, duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurt e të aksesueshëm nga të gjithë sipas nevojës. Për ne, një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë.
11. Një politikë të re për rininë shqiptare si kontributore e pazëvendësueshme për projektin e Shqipërisë Europiane dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo vetëkupton arsimimin e një brezi me mentalitet dhe profesionalizëm europian, krijimin e mundësive reale për punësim, si dhe çdo kontribut tjetër për të përballuar sfidën e lirisë në mjedisin e një ekonomie gjithnjë e më globale.
12. Një vëmendje të posaçme ndaj barazisë gjinore, duke synuar rritjen e vazhdueshme të pjesëmarrjes së gruas në përfaqësimin e popullit Sovran në nivel qendror e vendor, në mirëqeverisjen e punëve të vendit apo komunitetit në administratën publike, në biznes apo shoqërinë civile. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë objektiv të palëvizshëm të përpjekjes së saj zhdukjen e dhunës kundër gruas, si edhe luftën kundër papunësisë femërore.
13. Një vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, burimet nëntokësore, trashëgiminë kulturore, përmes politikash zhvillimi me një përmasë të gjelbër në kuadrin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
14. Një vizion europianizues që të lërë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.
15. Një objektiv madhor: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.

Next Post
Operacioni për arrestimin e Balilit, angazhohen informatorët e SHISH në terren

Bashkëshortja e “Eskobarit”: Shteti të më gjejë burrin, nuk e di ku ndodhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

April 28, 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

April 28, 2026
Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

April 28, 2026
Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

April 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Prill 2026

April 28, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…

April 28, 2026
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

April 28, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

April 28, 2026
Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

April 28, 2026
Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In