• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në krye qëndron shqiptari ‘Patateke’… Nis gjykimi i një prej bandave më të frikshme të trafikut të kokainës

by A R
22/02/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Antwerpit në Belgjikë ka nisurgjykimin ndaj një bande të trafikut të kokainës ku janë të përfshirë belgë, turq dhe shqiptarë. Në bankën e të akuzuarve janë 52 persona, të cilët kanë gjeneruar të paktën 18.4 milionë euro fitime nga trafikimi i kokainës.

Në krye të listës së kësaj bande që do të gjykohet nga sot, janë i shumëkërkuari drejtësisë belge  Nordin El Hajjiou  dhe Mehmet T., me nofkën Ali ose Halo si dhe shqiptari Fidan J., i njohur me nofkën “Patateke”.

Qyteti i Anwerpit është një nga vendet që dominohet nga trafikantët shqiptarë. Në të njëtin qytet u ezkekutua edhe 39 vjeçari Bledar Muça si dhe u godit së fundmi një pjesë e mirë e bandave shqiptare me numrin total, me 45 të arrestuar.

Përgjimet

Një pjesë e rëndësishme e provave vjen bisedat e përgjuara mes dy anëtarëve të bandës që dikur ndodheshin brenda në bugr. Nordin tani ndodhet në Dubai ndërsa drejtësia belge e ka shpallur në kërkim.  Turku Mehmet T. sipas hetuesve është krahu i djathtë i Nordin El Hajjouit.  Nofka e tij është “Halo”. Ndonjëherë atij i drejtohet edhe me emrin ‘Ali’.

Shqiptari Fidan J. dhe trafiku i armëve

Personazhi i tretë kryesor i kësaj organizate kriminale është  shqiptari Fidan J., i njohur me nofkën “Patateke”, një personazh i njohur në botën e trafikut të kokainës në Antëerp dhe Holandë. Po ku ndodhet aktualisht shqiptari Fidan J.? Askush nuk e di. Ai luan një rol kyç në këtë dosje, pasi ai posedon çelësin e një apartamenti me qira në Cadixstraat në Antwerp.

Në këtë apartament shiten dhjetëra kilogramë kokainë te blerësit me shumicë dhe aty trafikantët takohen me furnizuesit e armëve nga Holanda. Anëtarëve të kësaj bande i janë kapur dy vitet e fundit 203 kg kokainë dhe një arsenal armësh, një automatik CZ Scorpion, pistoleta të ndryshme, një raketahedhëse, eksplozivë, detonatorë dhe shumë municione.

Bodrumi plot kokainë dhe arsenali i armëve

Në një nga bodrumet e ndërtesave të përdorura nga bandat përgjatë viteve të fundit janë kapur 35 pako të mëdha kokainë, 25 mijë euro para të gatshme, 8 granata dore, gjashtë pistoleta dhe disa lëndë plasëse Semtex, shkruajnë mediat belge.  Moufdi R. fshihet në selinë e bandës: Cadixstraat 35 në Antwerp. Policia gjen vendin e tij të fshehur. Në vend që ta arrestonin, i gjithë apartamenti dhe garazhi janë pajisur me kamera dhe mikrofona.

Rezultatet janë befasuese. Brenda tre javësh, shumë kriminelë droge vijnë për të kërkuar stokun e tyre të kokainës. Shqiptari Fidan J. është në bisedime për 300 copë, 500 pako me logon e “Versaces”, një marrëveshje prej 50 pakosh për 100,000 euro, një çmim prej 22,500 euro për pako. Gjithsej,  hetuesit vlerësojnë se të ardhurat për organizatën kriminale shkojnë deri në18.4 milionë euro.

Drogë, dhunë dhe përgjakje mes bandave

Ka edhe tetë granata dore të prodhimit ish-jugosllav. Eksplozivi përmban gjurmë të ADN-së të trafikantëve të njohur holandezë që trafikonin armë. Holandezët bëjnë biznes vetëm me Fidan J., të cilin e njohin me pseudonimin e tij “Patateke” dhe me Mehmet T. Kur kriminelët e tjerë nga Belgjika trokasin në derën e holandezëve, ata largohen. “Ne kemi një kontratë ekskluziviteti për Belgjikën me bandën e Fidan J. dhe Mehmet T”, ka theksuar policia në bisedat e përgjuara.

Granatat që shpërthejnë në Dijlestraat dhe në De Pretstraat i përkasin të njëjtës bandë. Urdhri për këto sulme vjen nga Nordin El Hajjioui. Banda rivale kundërpërgjigjet dhe i vë flakën makinës së nënës së Nordin El Hajjiouit. Një emigrant i ri paguhet për këtë nga 2 deri në 3000 euro. Që atëherë ai është dënuar me pesë vjet burg. Nuk është indiferent edhe “Patateke” Fidan J.. Ai kërkon të hakmerret ndaj një anëtari të bandës i cili është përgjegjës për sekuestrimin e 650 kg kokainë.  “Sa kushton? 500 euro?”, pyet një mik Fidan J.. “Thjesht duhet t’u japësh këmbëve…?”

Tre ditë më vonë, shtëpia e anëtarit të bandës në Wilrijk bëhet shoshë nga plumbat e mitralozit. Kur shumica e anëtarëve të bandës tashmë janë arrestuar, anëtari i bandës Seman D udhëton në Eindhoven në fund të 2019-s në kërkim të një vrasësi.

Policia dëgjoi bisedën në makinën e tij. Një vrasës nga vendet ish-jugosllave mund të organizojë likuidimin për 25 deri në 35,000 euro. Seman D. dëshiron të japë vetëm 20, për të cilën ish-jugosllavi përgjigjet: “Nëse doni të jepni 20, 25 nuk është problem”. Vrasja nuk kryhet. Hetimi nxjerr në dritë edhe një sërë dosjesh të tjera. Për shembull, në përgjimet përmendet një anëtar bande, numri i telefonit të të cilit del në hetimin për sulmet me granata në një qendër kopshti në Geraardsbergen. Një kriminel i dënuar për trafik droge nga Limburgu shkon në polici në prill 2020 pasi djali i tij është rrëmbyer. Ai mendon se Nordin El Hajjioui dhe Mehmet T. qëndrojnë pas rrëmbimit. Dy ditë më vonë, ai u tërhoq nga kallëzimi: “Unë mendoj se  Nordin El Hajjioui do preferonte më shumë që të hidhte në erë shtëpinë time ose të rrëmbente djalin tim dhe të kërkonte 5 milionë euro shpërblim” Më pas rezulton se banda e Nordinit dhe Mehmetit nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin. Është vepër e disa myslimanëve radikalë nga Limburgu.

Dosja gjigante është prezantuar ditën e sotme para gjykatës penale në Antwerp, ku në bankën e të akuzuarve janë 52 persona, ku krerët e së cilës si Nordin El Hajjioui, Fidan J. apo vëllezërit Ilias dhe Mounir El B. janë në arrati.

/a.r

Next Post
Amnisti për paratë e emigrantëve? Rama: Të huajt kanë rezerva, ne do vendosim vetë

Amnisti për paratë e emigrantëve? Rama: Të huajt kanë rezerva, ne do vendosim vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

April 30, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshë

April 30, 2026
Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

April 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike

April 30, 2026
Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In