Kosovarët që janë pjesëmarrës në konfliktet në Lindjen e Mesme përbëjnë grupin specifik, për të cilin shteti planifikon që, me urgjencë, të zhvillojë një plan të detajshëm riintegrimi.
Parashihet të ofrohet mbështetja në disa fusha, shkruan Koha Ditore.E dhëna është evidentuar në draftin e Strategjisë nacionale për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, që i referohet periudhës 2018-2022.
Brenda pak javësh, këtë dokument Qeveria planifikon ta miratojë. Në të përshkruhen politikat dhe masat që duhen marr dhe ofrohet kornizë institucionale për menaxhimin e riintegrimit të personave të riatdhesuar. (b.an)










